Ambasada amerikane ne Prishtine: te krijohet sa me shpejt qeveria

Home » Aktualitet » Ambasada amerikane ne Prishtine: te krijohet sa me shpejt qeveria

By Redaksia on September 8, 2014. No Comments

foto-kushtrim-ternava-tracey-ann-jacobson
Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar që të krijohet sa më parë qeveria. Ajo në një deklaratë për mediat bën të ditur se duhet të krijohen sa më shpejt institucionet në pajtim të plotë me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.

“Ambasada e SHBA-së vazhdon të këshillojë dhe të përkrahë institucionet dhe liderët politikë të Kosovës gjersa Kuvendi përgatitet që të kompletojë seancën e vet konstitutive dhe gjersa të formohet qeveria e re. Sidoqoftë, ne nuk besojmë se për misionet e huaja është i përshtatshëm roli i ndërhyrjes në procesin e brendshëm aktual politik”, theksoi Ambasada amerikane.

Ajo më tej ka shtuar se “Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”.

Ambasada Amerikane edhe njëherë ka përmendur se SHBA-ja dhe Kosova kanë interesa strategjike sa i përket dialogut me Serbinë e deri te kërcënimet nga luftërat e huaja.

“Ne presim të punojmë së bashku me liderët e Kosovës lidhur me interesat tona të përbashkëta strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë, formimin e Gjykatës Speciale, integrimin në BE, reformën e sektorit të sigurisë, dhe zbatimin e legjislacionit për adresimin e kërcënimit nga luftëtarët e huaj”.

Leave a Reply