Arben Malaj kandidon per Keshillin Mbikqyres te Bankes. Pritet konsensus i gjere

Home » Aktualitet » Arben Malaj kandidon per Keshillin Mbikqyres te Bankes. Pritet konsensus i gjere

By Redaksia on September 21, 2014. No Comments

arben-malaj1
Arben Malaj kandidon per Keshillin e BSH. Ndoshta ky eshte momenti qe Rama te lere merite e vjetra duke luftuar kedo qe mendon ndryshe nga ai. Arben Malaj eshte nje intelektual i madh, ka dhene kontribute te rendesishme per PS, ai edhe pse kishte vizione ndryshe nga Rama per te ardhmen e PS, asnjehere nuk u perpoq te shkaterroje PS apo te largohet prej saj, sic kane bere shume te tjere. Kandidimi i z. Malaj do i bente nder institucionit te BSH si dhe PS. Gjithashtu, kandidimin i z. Malaj pritet te kete konsensus te gjere ne Parlament si nga Opozita ashtu dhe nga Pozita. Rama, duhet te heq dore nga hakmarrjet te tipit stalinist dhe te perkrah kandimin e z. Malaj.

TIRANE-Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka depozituar kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare”, se kandidaturën e ka depozituar për të fituar një nga dy vendet e mbetura bosh në Këshill, të cilat zgjidhen nga Parlamenti. I pyetur nga GSH nëse e ka depozituar kërkesën, Malaj tha: “Po, por për një nga dy vendet vakante të Parlamentit, të liruara që vitin e kaluar, kur mbaruan mandatin e tyre Arjan Kadareja dhe Halit Xhafa”. “Është një mundësi për t’i shërbyer vendit tim”, – thekson Malaj, në një prononcim për “GSH”.

I pyetur nëse mendon se do të marrë votat e ish-kolegëve të tij socialistë në Kuvend, Malaj u shpreh: “Në qoftë se më mbështesin, do t’i falënderoj me mirënjohje. Në qoftë se jo, do t’i mirëkuptoj”. Arben Malaj tashmë ka një eksperiencë disavjeçare në drejtimin e financave. Në korrik 1997 – shtator 1998, Malaj ka mbajtur postin e ministrit të Financave në Qeverinë e Aleancës për Shtetin. Nga marsi deri në korrik të vitit 1997, ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar si dhe Guvernator i Shqipërisë për Bankën Botërore. Ndajeni me miqte tuaj kete lajm:

Leave a Reply