Berisha- “Rama ik”, zgjidhja e vetme e Shqiperise

Home » Aktualitet » Berisha- “Rama ik”, zgjidhja e vetme e Shqiperise

By Redaksia on September 29, 2014. No Comments

10653727_356166287877618_6103502185033046965_nTe dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe fallangat e tij te krimit, ne nje akt urrejtjeje te verber aterore, prishen me rruspa dhe buldozier monumentin simbol te demokracise “Dy Gishtat Lart” ne sheshin Demokracia te qytetit te Kavajes. 

Duke prishur kete monument te ngritur 20 vjet me pare per te perjetesuar gjakun e derdhur dhe kontributin historik te vajzave, djemve, grave dhe burrave trima te Kavajes ne krye te levizjes antikomuniste shqiptare te viteve 90 – 92, Edvin Kristaq Rama shkelmon mbi gjakun e derdhur, trimerine, guximin dhe heroizmin e qytetareve trima te Kavajes per liri dhe demokraci. Me kete akt primitiv, i nipi Spiro Kolekes, njeriut qe kerkonte te fuste tanket ne dhjetor te vitit 90 te levizjes studentore dhe i biri i skulptorit Kristaq Rama qe firmoste ne ato vite varjen dhe ekzekutimin publik te disidenteve dhe qytetareve te pafajshem shqiptar, realizon endrren e zeze te hakmarrjes ne emer te dajes dhe babait te tij ndaj atyre qe permbysen regjimin e tyre mizor.

Edi Rama, nipi xhelatit te inteligjences teknike shqiptare dhe i biri i skulptorit kriminel, aktor ne genocidin njerezor dhe kulturor te diktatures hoxhiste, u hakmorr sot ndaj demokrateve dhe popullit te Kavajes por dhe mbare Shqiperise per permbysjen ne vitin 91 te shtatores se diktatorit Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes. Edi Rama sot shpalli lufte te hapur jo vetem demokrateve dhe qytetareve te Kavajes por demokrateve dhe qytetareve te mbare Shqiperise. Protestat “Rama IK” jane e vetmja pergjigje ndaj klikes ne pushtet!! sb

Leave a Reply