Cameron i kërkon falje Mbretëreshës madje kërkon edhe ti përulet, e krahasoi me mace të eksituar

cameron1Kryeministri britanik, David Cameron, do t’i “rrëfehet” mbretëreshës britanike, sepse siç tha ai, duke mos ditur se është duke u xhiruar, kishte gabuar duke e përshkruar reagimin e saj si të “një mace kur përjeton qejf”, në momentin që ajo e kishte dëgjuar rezultatin e referendumit skocez.

Cameron ishte në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe gjatë një pritje, duke mos ditur se kamerat po e xhirojnë, i tha ish kryebashkiakut të Nju Jorkut, Michael Bloomberg, se “kurrë nuk ka parë dikë aq të lumtur” sikur mbretëreshën, kur ajo e kishte kuptuar rezultatin e referendumit skocez, transmeton Telegrafi.
“Personalisht e kam thirrur që t’ia kumtoj rezultatin….. Asnjëherë nuk më ka rastisur të kem dëgjuar dikë që të gëzohet aq shumë”, kishte thënë Cameron.
Cameron, siç raporton BBC, tha se ndihej i “turpëruar” për shkak të kësaj dhe ndihej “jashtëzakonisht keq”.
Tashmë ai ka telefonuar “Buckingham Palace” për të kërkuar falje, ndërsa këtë do ta përsërisë edhe kur ta takojë personalisht mbretëreshën.