Dasme e madhe ne Kalane e Gjirokastres. Te trashegohet “princi”!

Home » Aktualitet » Dasme e madhe ne Kalane e Gjirokastres. Te trashegohet “princi”!

By Redaksia on September 7, 2014. No Comments

astrit-patozi-300x225
Sot pothuajse i gjithe shtypi i Shqiperise i bente jehone dasmes se pazakonte ne qytetin e gurte. Teprim i madh, ne fakt, ngado qe ta shohesh. Por a mund te akuzohen gazetat dhe fotoreporteret per pasqyrimin “realist” te festes? Mendoj qe JO. Sepse ata nuk bene gje tjeter, vecse respektuan deshiren, po aq sa edhe kujdesin e personazheve te shfaqjes. Mision i permbushur? Jo tamam, sepse “lajmesit” na kujtojne se ka mbaruar vetem akti i pare i dasmes se madhe. Pjesa e dyte do te zhvillohet se shpejti ne Peze???!!!

Une nuk jam marre kurre me jeten private te kundershtareve politike dhe nuk kam ndermend ta prish kete rregull. Nga ana ime, shqiptarit Erion Veliaj dhe bashkeshortes se tij i uroj me gjithe zemer jete te lumtur dhe te qete familjare! Jo thjesht, se ashtu e do zakoni, por se realisht e mendoj keshtu.

Por me ministrin e Punes se Republikes i kam ca probleme. Sepse, sipas meje, ai mondanitet dhe luks i derdhur pa fre ne Gjirokaster eshte ne kontrast shume te madh me dramen e 1 milion te papuneve, qe numuronte kryeministri, kur ishte ne opozite. Por edhe nese jane 500 mije, qofte edhe 200 mije, hareja e 1 000 te ftuarve ne keshtjellen e lashte, nuk takon gjekundi me shqetesimin jetik te armates, per te cilen duhet te perkujdeset qeveria dhe ne vecanti ministri dhenderr.

Kjo qeveri i ben karshillek qytetareve te vet, jo vetem se nuk mban premtimet e fushates, nje prej te cileve (nder me te bujshmit) eshte edhe hapja e 300 mije vendeve te reja te punes, por edhe me ekspozimin e luksit te eksponenteve te saj, ne nje kohe qe ekonomia e vendit nuk po ben asnje hap perpara dhe qytetareve shqiptare u jane shumeshtuar hallet.

Tashme po kthehen ne standart festat madheshtore te dasmave dhe ditelindjeve te perfaqesuesve me te larte te kesaj mazhorance. Shqiperise i shtohen problemet, por me sa duket zyrtareve te larte u shtohen ne proporcion te drejte gezimet dhe gostite.

Keto salltanete jane teper te kushtueshme dhe kete e di i madh e i vogel ne Shqiperi. Por te varferit e shumte ne kete vend, qe as ne enderr nuk e shohin organizmin e festave te tilla, duhet te pakten te gezohen se i kane te pasur dhe te lumtur qeverine dhe ministrat e saj. Ata jo vetem qe nuk pyesin se si ka mundesi, por u duket sikur edhe vete jane po aq te gezuar sa edhe “udheheqesit” e tyre, kur martohen apo kur festojne ditelindjet.

Pas asaj qe pame sot nuk na mbetet tjeter vecse te bashkohemi me korin e te ftuarve ne keshtjellen e Gjirokastres dhe te urojme njezeri: Te na trashegohet “Rilindja”, bashke me Erion Veliajn! ” Prisni, prisni, se nuk keni pare gje akoma…”. E mbani mend autorin e kesaj shprehjeje, apo jo?

Astrit PATOZI

Leave a Reply