Dialogu Serbi-Kosove ne ngerc. Kosova ka humbur me boshllikun institucional

Home » Kryesore » Dialogu Serbi-Kosove ne ngerc. Kosova ka humbur me boshllikun institucional

By Redaksia on September 11, 2014. No Comments

nderkombetaret
Posti i Edita Tahirit në dialogun me Serbinë dhe ai i Blerim Shalës priten të shkrihen në një. Në bazë të marrëveshjes së arritur në mes të LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ky post do t’i takojë kësaj të fundit. Kjo ka qenë edhe njëra ndër pikat kyçe pse palët deri më tani nuk ishin dakorduar. Por jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga arritja e kësaj marrëveshjeje.

Burimet ndërkombëtare kanë thënë se ambasadat janë të shqetësuara me arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse mendojnë që në këtë mënyrë Lëvizja Vetëvendosje mund të vendosë për temat e ardhshme në dialogun me Serbinë. Kësisoj siç thonë këto burime, Vetëvendosje do të ketë kapacitet t’i rishikojë të gjitha pikat e marrëveshjeve të arritura deri më tani, e me gjasë të ndryshojë diçka nga to.

Një tjetër gjë që mbetet shqetësuese për bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, është fakti që roli i kryeministrit të ardhshëm në bazë të kësaj marrëveshjeje në dialogun me Serbinë do të minimizohet, duke qenë vetëm formal, pra i pranishëm vetëm kur të kërkohet nënshkrimi i tij. Nëse do të ketë modifikim të bisedimeve me palën serbe në procesin e dialogut teknik me ndërmjetësim të Brukselit zyrtar, mbetet të kuptohet në ditët në vijim, ndonëse partia e Albin Kurtit vazhdon të zotohet se nuk do të këtë vazhdim të dialogut pa kushte.

Leave a Reply