DIBRANI QË ARRESTOI FULLANIN/ Ramadan Troci, heroi i shqiptarëve të ndershëm

Home » Aktualitet » DIBRANI QË ARRESTOI FULLANIN/ Ramadan Troci, heroi i shqiptarëve të ndershëm

By Redaksia on September 5, 2014. No Comments

gentian jahja

Ramadan Troci është të paktën për sonte heroi i shqiptarëve të ndershëm.
Arrestimi i një peshku të madh si Fullani normalisht që kërkon guxim në radhë të parë.
Nuk jemi aq naivë të besojmë se vijimi i çështjes gjyqësore të Fullanit dhe Golemit do të shkojë pa probleme, vonesa, mungesa, fshehje apo rregullim provash. Jemi mësuar sot me këtë histori.
Fullani mund të dalë edhe i pafajshëm nesër. Edhe kjo nuk do të na çudisë nqs ndodh. Mund të marrë edhe dëmshpërblim madje, edhe kjo nuk na çudit. Kanë marrë të tërë kokat e mëdha që kanë qenë në burg.
Ajo për të cilën Ramadan Troci bëhet heroi i të ndershmëve sonte është për faktin se i vuri prangat një njeriu që Bankën e Shqipërisë e kishte bërë si bahçe të veten, punësonte dhe shkarkonte kë të donte, bënte favored he qoka si ja donte kokrra e qejfit.
Troci është heroi i gjithë atyre punëtorëve të ndershëm që nuk i kanë parë në ëndërr 500 euro dhe jo më të fshijnë djersët më to, as nuk e dijnë se çfarë është një orë Patek Philip e jo më ta vendosin, nuk e konceptojnë kurrë se si mund të shesësh mend me gjoba stratosferike të marra nga Policia.
Troci është heroi i të ndershmëve, të paktën për sonte, sepse i vuri prangat abuzimit, ndërkohë që atyre që roptohen gjithë ditën në punë iu duhen vite për të arritur vlerën e pushimeve të verës së familjes Fullani.
Askush nuk ka mllef personalisht si individ me Fullanin. Prandaj prangat e Trocit japin shpresë sonte.
Ndoshta e teprojmë, por dibrani Troci, të paktën për sonte, sepse nesër mund të dalë ndonjë gjykatës ta quajë arrestim të paligjshëm, është hero i të ndershmëve të këtij vendi.
Faleminderit që na dhe shpresë!

Leave a Reply