Dom Gjergj Meta- Ne meshe e Papes ne Tirane do te lexohet libri i “Daljes” dhe letra drejtuar “Romakeve”

Home » Aktualitet » Dom Gjergj Meta- Ne meshe e Papes ne Tirane do te lexohet libri i “Daljes” dhe letra drejtuar “Romakeve”

By Redaksia on September 20, 2014. No Comments

don_gjergj_meta
Shefi i zyrës së shtypit për vizitën e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta bëri me dije detajet e fundit për pritjen e Papës në Shqipëri. Ai nënvizoi se ditën e nesërme vizita e Papës do të ndiqet me regji qendrore përmes satelitit të RTSH, ku dhe lëvizjet e mediave do të jenë të kufizuara.

Dom Gjergj Meta theksoi se Papa vjen në Shqipëri për inkurajim si dhe bëri me dije detaje për meshën që do të mbahet në sheshin ‘Nënë Tereza”.

“Në meshë do të lexohet libri i “Daljes” dhe letra drejtuar “Romakëve”, shpreh Dom Gjergj Meta duke sqaruar më tej se pas meshës Papa do të takojë Ipeshkvijtë dhe krerët fetarë.

Leave a Reply