Drejtori i Patentave sipas mediave italiane i arrestuar per kokaine

Home » Aktualitet » Drejtori i Patentave sipas mediave italiane i arrestuar per kokaine

By Redaksia on September 24, 2014. No Comments

daja
Sipas gazetës “Il Fruili.it”, në një artikull të botuar në datën 19 qershor 2010, thekson se policia italiane ka zhvilluar një nga operacionet më të rëndësishme të anti-drogës.

Në kuadër të aksionit për anti-drogë, policia italiane arriti të arrestonte tre shtetas shqiptarë të identifikuar si Gentian Daja, 28 vjec, Julian Hoxhaj 23 vjec si dhe Ermal Rustaj 22 vjeç. Të tre këta shtetas ishin implikuar në çështje me rëndësi kombëtare si kontrabanda e kokainës, ku këta shtetas u kapën me 350 gram kokainë, e cila mbante vlerën prej 30 mijë euro.

Sipas kapitenit Pasquariello, alibia e tre shtetasve shqiptarë qëndronte në përdorimin e tepruar të alkolit dhe për këtë arsye është detyruar të ushtrojë një kontroll më të detajuar në vilën e tyre buzë detit, duke investiguar me shumë kujdes lëvizjet e tyre gjatë gjithë ditës, ushqimet dhe pijet e konsumuara si dhe volumin e muzikës, të cilën e përdornin për të mbuluar aktivitetin. Madje në një konferencë për shtyp, kapiteni i policisë pas arrestimit të shtetasve shqiptarë, kishte bërë me dijë publikun në lidhje me manovrat që përdorin këta persona për të mbuluar gjurmët.

Gentian Daja aktualisht mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit të Kavajës dhe atë të drejtorit rajonal të Drejtorisë të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Tiranë. A mundet që kur qindra njerëz janë flakur në rrugë të papunë një person me preçedentë të tillë kriminal të mbajë dy poste të lakmueshme për çdo person? Kush e ka bërë verifikimin e figurës së pastërtisë? A kanë kritere të punësimit në administratë dhe kush është rregullatori i tyre? Ngjarje të tilla janë të paperçedenta në llojin e vet.

Marrë nga gazeta IlFruili.it , datë 28/06/2010(boom.al)

Leave a Reply