Dritan Prifti- guvernator i huaj per Banken e Shqiperise

Home » Aktualitet » Dritan Prifti- guvernator i huaj per Banken e Shqiperise

By Redaksia on September 10, 2014. No Comments

dritan-prifti-2
Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duke folur në një intervistë për media deklaroi se një guvernator i huaj do të ishte shpëtim për sistemin bankar. Sipas tij, sistemi bankar sot është në ditët më të këqija, ndaj dhe duhet zgjedhur një guvernator profesionist dhe i pavarur.

“Më duket e pranueshme në kushtet e Shqipërisë vendosja e një guvernatori të huaj për Bankën e Shqipërisë. Në botë ka shumë shembuj që vende të ndryshme kanë marrë guvernator të huaj për Bankat e tyre Qendrore. Anglia ka sot një guvernator kanadez, të cilin e ka vendosur disa vite më parë. Nuk kishte asnjë debat politik në Angli për këtë. Sistemi bankar sot në Shqipëri është në ditët më të këqija.

Ekonomia vuan për shkak se sistemi bankar nuk krediton normalisht, por me interesa shumë të larta. Një guvernator i pavarur dhe i aftë do të ndihmonte që tregu bankar të kthehej në pozita ndihmuese për ekonominë shqiptare. Nëse marrim një guvernator të huaj, profesionist dhe të aftë, duhet të përgatitemi që rroga e tij të jetë një milion euro në vit. Profesionistët kanë çmim të lartë në tregun e sotëm”, shprehet Dritan Prifti.

Leave a Reply