Durrës, plagoset me armë zjarri një 16 vjeçar, autori në kërkim

Durrës, plagoset me armë zjarri një 16 vjeçar, autori në kërkim

Të shtëna ame armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme rreth orës 14:00 në zonën e plazhit në Durrës, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si shtetasi me inicialet B.I, 16-vjeç, i cili është qëlluar me plumb në kokë. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi plumbi i ka përshkuar kafkën.
 “Sot, në lagjen nr 14 Durrës është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit shtetasi B.I, 16 vjeç, banues në Durrës.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi E.G, 17 vjeç, banues ne plazh, i proceduar dy herë më parë për dëmtime tjera me dashje në 2012 dhe plagosje rëndë me dashje me 05.04.13 ku mbeti i plagosur i dëmtuari i ngjarjes së sotme dhe në mënyrë aksidentale edhe pronari i internetit në lagjen 13. Në vendin e ngjarjes u angazhuan menjëherë shërbime policie, grupi hetimor vijon veprimet e para”, thuhet në njoftimin e policisë.