E verteta e ngjarjes se Milanos

Home » Aktualitet » E verteta e ngjarjes se Milanos

By Redaksia on September 20, 2014. No Comments

2009omicidiomilanoEshte e turpshme se si shtypi shqiptar, pa asnje lloj verifikimi te informacionit njellosin imazhin e shqiptareve neper bote. Jo cdo zenke, jo cdo sherr e jo cdo vrasje e shqiptareve ne Itali behet per larje hesapesh, trafik droge apo edhe prostitucion. Kriminilatiteti eshte realitet i vogel tek shqiptaret si ne cdo komunitet tjeter, sepse pjesa me e madhe kane zgjedhur jeten e ndershme per te jetuar. Eshte e turpshme se si percillen ne Shqiperi kronikat e zeza te shqiptareve ne Itali. Rasti me i fundit dhe i fresket eshte rasti i vrasjes ne Milano. Jane mbushur gazetat shqiptare e televizionet me faktin se Kastriot Zhuba ka ekzekutuar ne mbremjen e 20 shtator 2014 me arme zjarri 41 vjecarin Arben Kthjella, egjiptianin Ibrahim Sharara 36 vjec dhe plagosur kesheririn e e te parit, Mondi Kthjella. Sipar versionit te paverifikuar e te publikuar ne te gjitha gazetat e kanalet televizive shqiptare kjo vrasje eshte bere per larje hesapesh e sidomos per trafik droge. Sipas te afermeve te viktimave kjo nuk eshte aspak e vertete. Vrasja ka ndodhur per motive banale ashtu sic ndodh rendtomte ne shumicen e vrasjeve te viteve te fundit mes shqiptareve. Ne tavoline me kusherinjte Kthjella ka qene edhe nje person tjeter nga Elbasani dhe Zhupa ka ardhur e eshte ulur ne tavoline. Ka nisur mes Zhupes dhe elbasalliut nje debat banal ne lidhje me besimin fetar. Zhupa eshte ngritur nga tavolina per tu kthyer pas pas pak. Mond Kthjella e ka larguar elbasanlliun e kur Zhuba eshte kthyer nuk e ka gjetur dhe ka hapur zjarr kunder kusherinjeve duke lene te vdekur Arbenin, plagosur Mondin e duke vrare edhe Egjiptianin qe ishte nje kalimtar i rastesishem ne ate moment. Duhet te theksojme faktin se Zhuba kishe probleme me drejtesine, pasi akuzohet per tre vrasje te tjera ne Blinisht te Lezhes. Me 25 shtator 2012, pas nje grindje banale, vrau me bresheri plumbash bashkeshortet Rrok e Miranda Shtjefni 52 dhe 50 vjec dhe djalin e tyre, Fatjonin 24 vjec. Thone se kjo ishte arsye qe ky, Zhuba leviste gjithmone i armatosur. Eshte e turpshme dhe aspak prfesionale qe edhe media shqiptare behe pale e njellosjes e per baltosjes se shqiptareve ne Itali. Nuk mund te ecet ne gazetari me lajme te kopjuara pa kerkuar asnje informacion alternativ dhe te detajuar per ngjarjen. Ndoshta ne raste fatkeqesie do te ishte me mire qe mediat shqiptare te heshtnin se sa me mungesen e tyre profesionale ti vrisnin per se dyti.

Leave a Reply