Eduart Ndocaj: z. Kryeminister, ktheni pronen tek pronaret

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: z. Kryeminister, ktheni pronen tek pronaret

By Redaksia on September 24, 2014. No Comments

download

Z. Kryeminister pashe sot qe keni shpernda ne Durres, sigurisht edhe mbi bazen e ligjit nr. 7501/91 tapi te personave qe kane grabitur pronen e pronareve te vertete dhe keta te fundit vazhdojne te jete te pademshperblyer. Kjo eshte padrejtesia me e madhe qe u eshte bere pronareve qe nga viti 45 e deri me sot. Gjeni kurajonen te fshuqizonin kete ligj, sepse eshte aninjerezor, antidemokratik e antikushtetues.

Ligji për tokën me Nr.7501/91 është një ligj antinjerëzor, sepse është në kundërshtim të hapët me të drejtën natyrore njerëzore. Njeriut i mohohet e drejta e pronësisë mbi tokën, që është larë me djersën e gjakun e brezave të tërë për ta blerë, ruajtur, mirëmbajtur, punuar për të jetuar dhe i jepet një të treti që s’ka patur lidhje me të.

Shtetëzimet, shpronësimet dhe kolektivizimi i bujqësisë që zbatoi shteti totalitar, goditën pikërisht këtë nerv jetësor, këtë të drejtë themelore.

Ky ligj është krejtësisht antidemokratik, sepse demokracia nënkupton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njueriut dhe jo shkeljen dhe mohimin e tyre. Një ndër këto të drejta themelore është ajo e së drejtës së pronësisë mbi topkën, mbrojtja juridike e pronës private nga shteti.

Ligji nr.7501/91 nuk është në pajtim me nenin 41 të Kushtetutës (1998) ku thuhet se:

1.”E drejta e pronës private është e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me cdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike.

4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.

Me ligjin nr.7501/91 toka u është hequr pronarëve të ligjshëm dhe u është dhënë të tjerëve me asnjë nga mënyrat e caktuara në Kushtetutë.

Leave a Reply