Eskluzive: kush do e shpall Republiken e Ilirides?

Home » Aktualitet » Eskluzive: kush do e shpall Republiken e Ilirides?

By Redaksia on September 14, 2014. No Comments

files.php(2)
Në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Rebulikës së Iliridës, Hamdi Ndreacaj – PANTERI, i cilit thotë se është emëruar Gjeneral i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës, theksohet se kanë mbetur më pak se disa orë deri tek shpallja e Republikës se Ilirides. Shtabi Gjeneral i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës paralajmëron institucionet shtetërore dhe partitë politike shqiptare në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe IRJM, se trupat e tyre operative do të jenë gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe interesave qytetare në Republikën e Iliridës, transmeton portali Almakos.

“Njoftojmë opinionin Shqiptar dhe ate Ndërkombëtar si dhe pushtetarët e ISH REP Jugosllave te Maqedonisë se kane mbetur me pak se disa orë deri tek shpallja e R. se Ilirides , po ashtu njoftojmë faktorin politik Shqiptar ne ILIRIDE dhe faktorin politik shqiptar qe janë pjesë perberese e Qeverise dhe Parlamentit te Ish-Rep . Jugosllave te Maqedonisë qe ta përkrahin një zërit shpalljen e R.se ILIRIDES sepse është moment historik qe te gjithë shqiptaret se bashku te bashkuar e jo te përçare ,te afruar pranë njeri tjetrit te ndihmojmë ne aktin solemn te shpalljes se Republikës se ILIRIDES. Po ashtu, kërkojmë nga popullata shqiptare qe mos te lëviz nga trojet e tyre sepse kemi informata qe nga disa pjese te Rep. se ILIRIDES kane filluar te zhvendosen gratë, pleqtë,dhe fëmijët ne drejtim te KOSOVES gjest ky jo i pranueshëm per ne sepse shpallja e Rep.se ILIRIDES nuk do te jetë faktor destabilizues ne ketë pjese te Ballkanit por një faktor i fuqishëm per stabilitetin afat gjate ne BALLKAN dhe EU ,PRANDAJ lutemi qe mos ti lëshoni trojet stërgjyshore. UNIONI I DY REPUBLIKAVE ILIRID-MAQEDONI do te jetë ne përputhje me kartën e OKB-S dhe te BE\(BASHKIMIT EVROPIAN) dhe me Kartën e OKB-s për te drejtat e popujve për vetëvendosje. Rep.e ILIRDES nuk synon ndarjen territoriale te ISH REP.Jugosllave te Maqedonis,nuk cenon kufije e jashtem te njohur nderkombtarisht ,nuk do te jet faktor për gjakderdhje te re ne ballkan, përkundrazi do te kërkojmë një ndarje paqësore te dy etniteteve ne dy Republikat si zgjidhje jo me e mire por me realja per kohen. Ndersa ,GARDA E REPUBLIKES SE ILRIIDES do te garanton rendin dhe qetesin ne Rep.e ILIRIDES qe nga momenti i shpalljes se R.ILIRIDES dhe do te jet garantuse e moscenimit te te drejtave te te gjitha minoriteteve qe deshirojn te jetojne ne R.e ILIRIDES/te drejta keto qe i garantohen te gjitha minoriteteve nderkombetarisht.GRI do te reagoj me përputhshmëri me situatën pas shpalljes se RI-se dhe do te veproj vetem nese cenohet territori i RI-se dhe rendi dhe qetesia e Rep.dhe jeta e qytetareve te saj”, – njoftohet përmes një komunikate publike të nënshkruar nga Gjenerali i Gardës – Hamdi Ndrecaj Panteri.

Almakos mëson se gjatë ditës së sotme kanë organizuar mbledhje Nevzat Halili, Hamdi Ndrecaj, dhe Idriz Sinani me kryesinë e Republikës së Iliridës. Në këtë takim është vendosur që për President të Rebulikës së Iliridës të zgjidhet Nevzat Halili, anëtarë i kryesisë qendrore Idriz Sinani njëherit edhe kryesues i IFDLNJ, ndërkaq, Hamdi Ndrecaj – Komandant Panteri është shpallur Gjeneral i Përgjithshëm për Gardën e Republikës së Maqedonisë.

Gati për mbrojtjen e kombit shqiptar

Tutje njoftohet se Shtabi Gjeneral i Gardës Republikane të Iliridës paralajmëron institucionet shtetërore dhe partitë politike shqiptare në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe IRJM, se trupat tona operative do të jenë gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe interesave qytetare në Republikën e Iliridës.

“Garda e Republikës së Iliridës siguron aleatët e kombit shqiptar në detyrimin e ndërsjellë, respektimin e interesave të përbashkëta për stabilitet politik dhe siguri juridike në territorin e Republikës së Iliridës dhe konfederatës së ardhshme IRJM. Forcat tona do të përkujdesen për një mbarëvajtje të procesit të nevojshëm shtetformues dhe i nënshtrohen udhëheqësisë civile të Republikës së Iliridës.

Në shpërndarjen e vlerave të lirisë, demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, Garda e Republikës së Iliridës vlerëson lart menaxhimin e procesit shtetformues të shqiptarëve të Iliridës nga institucionet e Republikës së Iliridës, spektri politik shqiptar në IRJM dhe aleatët euroatlantik. Garda e Republikës së Iliridës fton të gjithë deputetët shqiptarë në parlamentin e IRJM të ushtrojnë presion politik dhe diplomatik te qeveria aktuale e IRJM.

Po ashtu, kërkojmë bashkrendim dhe bashkpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Iliridës në realizimin e të drejtës shtetformuese për shqiptarët autokton. Mbështetja jonë për përpjekjen Tuaj fisnike nuk do të mungojë. I tërheqim vërejtjen institucioneve relevante të IRJM, e sidomos qeverisë aktuale të IRJM, që sa më shpejt të njohë kërkesat e protestave paqësore të kombit shqiptar në IRJM, të lirojë pa asnjë kusht të gjithë të burgosurit politik, përfshirë këtu edhe komandantët dhe ushtarët e UÇK.

Po ashtu, kërkojmë nga qeveria aktuale e IRJM të mos provokojë konflikt me popullin shqiptar dhe të drejtën e tij për vetëvendosje. Garda e Republikës së Iliridës do t’i përgjigjet çdo agresioni me reciprocitet, duke repektuar gjithnjë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike’, njofton Hamdi Ndreacaj – PANTERI, Gjeneral i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës./Almakos

Leave a Reply