Eskluzive: neser shpallet Republika e Ilirides

Home » Aktualitet » Eskluzive: neser shpallet Republika e Ilirides

By Redaksia on September 17, 2014. No Comments

ilirada-300x164Të enjten prej orës 13:00, në sheshin Skënderbeu në Shkup, do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës.

Aktin e shpalljes do ta bëjë përmes një konference për shtyp, kryetari i Iliridës, Nevzat Halili.

Në këtë konferencë janë të ftuar të gjitha mediet, përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë, faktori ndërkombëtar, BE, OSBE dhe të tjerë, transmeton Televizioni Koha i Maqedonisë.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm delegatët e Republikës së Iliridës nga gjithë Maqedonia.

Kryetari i Iliridës, gjatë një prononcimi ekskluzivisht për Televizionin Koha tha se Republika do të ketë të gjitha institucionet e nevojshme që i nevojiten një republike të zakonshme, dhe se këtë e bënë në mënyrë publike dhe nuk ka nevojë të fshihet.

“Me vendim të Kuvendit të Iliridës, më 18.09.2014, me fillim në orën 13:00, në sheshin Skendërbeu në Shkup, do të bëhet shpallja publike e institucioneve të Republikës së Iliridës dhe fillimi i funksionimit të tyre në kuadër të unionit Maqedoni – Iliridë gjegjësisht Iliridë, mbështetja e këtij vendimi bëhet duke u thirrur në dokumentet e OKB-së, OSBE-së dhe në referendumin e vitit 1992, në të cilën morën pjesë 400,000 votues shqiptarë me të drejtë vote. Me këtë rast informojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë si dhe të gjitha ambasadat e vendosura në Shkup, si dhe ambasadën e Unionit Evropian dhe atë të OSBE-së, po ashtu ftojmë për pjesëmarrje edhe subjektet politike dhe jo politike, qytetarë dhe familjarë të të gjithë të dënuarve të UÇK-së, familjarët e rastit të Brodecit, Sopotit dhe të Monstrës”, u shpreh për Nevzat Halili.

Shpallja e Iliridës duhej të bëhej të hënën që kaloi, mirëpo u shty me kërkesën e faktorit ndërkombëtar.

Sipas ideatorëve të kësaj nisme, Republika e Iliridës do të funksionojë si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë./ express

Leave a Reply