Eskluzive/ Pushteti u grabit pronat banoreve te Shtyllas

Home » Aktualitet » Eskluzive/ Pushteti u grabit pronat banoreve te Shtyllas

By Redaksia on September 5, 2014. No Comments

downloadRegjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.
Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.
Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!
Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.
Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.
Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…
Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe listën e banorëve të këtij fshati:që grabiten
1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu
2-Gaspër Miraka 27- Xhevair Xherahu
3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu
4-Saliko Baruti 29- Shkelqim Xherahu
5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu
6-Perparim Baruti 31- Zini Xherahu
7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli
8-Agim Manafi 33- Muhamet Bazelli
9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli
10-Ibrahim Kapa 35- Albert Bazelli
11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku
12- Sali Bazelli 37- Mergim Zenalaku
13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli
14- Gezim Pellumbi 39- Ziqeri Merolli
15- Sander Mihali 40- Medi Muçka
16- Jani Mihali 41- Xhevdet Birçe
17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka
18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka
19- Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha
20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha
21- Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha
22- Kristo Nini 47- Sali Memini
23-Thoma Nini 48- Spase Mihali
24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli
25- Iliaz Xherahu 50- Sali Ndreu
52 Ylli Xherahu 51- Osman Ndreu etj

Leave a Reply