Eskluzive/Arrestohet Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Golemi

Home » Aktualitet » Eskluzive/Arrestohet Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Golemi

By Redaksia on September 5, 2014. No Comments

Arrestohet Guvernatori  i BSH-së, Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Golemi
Pritet qe vendin e tij ta zer Anastas Angjeli, i cili ka qene konsideruar si nje nder ministrat me te korruptuar te Qeverise Nano. Madj, Anastas Angjeli njihet si pronari i shume binzesve private ku me te njohurit jane Universiteti Mesdheu dhe Anoil! A eshte zgjedhje qe hajduti te zevendesohet me hajdut! Kjo eshte Shqiperia. 
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është vënë në pranga sot nga policia e Tiranës.  Sipas informacioneve parapraket mësohet se arrestimi ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.  Arrestimi i Guvernatorit është bërë më urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa mësohet se ndodhej në ambjentet e zyrës së tij të Bankës së Shqipërisë. Fullani akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre.
Prokurori Ramdan Troci ka dorëzuar sot kërkesën për arrestimin e Fullanit, i cili aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Ndërkaq, mësohet se ka edhe arrestime të tjera.  Mësohet se Fullani do i nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.
“Gjykata e Tiranës ka firmosur masën e “Arrest me Burg” për Fullanin në mungesë. Rëndon akuza për shpërdorim detyre, pas analizimit që është bërë në Prokurorinë, nga Adriatik Llalla. Ka qenë një analizë e detajuar, që ka nisur me një rrëfim të Ardian Bitrajt dhe më pas të gjithë institucioneve homologe. Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën. Ka pasur dëshmi kyçe, që Fullani ka shpërdoruar me detyrën. Nuk përjashtohen mundësitë që të përjashtohen mundësitë për arrestime të tjera të anëtarëve të tjerë në Bankën e Shqipërisë.”
Kështu, shkon në 18 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. Pas dëshmisë kyçe të dhënë sot në Prokurori nga Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, siç duket ka ardhur dhe arrestimi i Fullanit.
Gjithashtu policia e Tiranës ka ekzekutuar sot edhe një urdhër- arresti për Elivar Golemin, Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë. Edhe Golemi akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim të detyrës. Golemi ishte një nga personazhet më të përfolur në media këto ditë, pasi refuzoi që të ishte e pranishme në një seancë dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë.

 

Leave a Reply