FEST ON, Albtelecom te do e te perfaqeson

Home » Aktualitet » FEST ON, Albtelecom te do e te perfaqeson

By Redaksia on September 25, 2014. No Comments

stage-1Jeni gati për një fundjavë elektrizuese? Një fundjavë ku do të mund t’i shihni e t’i përjetoni të gjitha: nxehtësinë e zjarrit dhe freskinë e ujit, fluturimet me balonë dhe numrat zbavitës të Cirkut, performancat live të artistëve më në zë të skenës shqiptare dhe shumë e shumë surpriza e dhurata të tjera.

ALBtelecom FestOn është super eventi 3-ditor që ALBtelecom organizon për të gjithë abonentët e tij në datat 26, 27 dhe 28 shtator në sheshin pranë Piramidës. Ky super event është kurorëzimi i fushatës “ALBtelecom të Do” që kompania çeli më herët gjatë muajve të verës, për të zbavitur e suprizuar me dhurata qindra abonentë të saj anekënd Shqipërisë. Pjesë e kësaj fushate argëtuese ishte edhe “Puthe Tour”, me këngëtaren e mirënjohur, tashmë imazh i ALBtelecom, Elvana Gjata, në qytete të ndryshme të vendit, ku fansat e saj patën mundësinë ta takojnë personalisht e të bëjnë foto të çastit.

Shumë argëtim dhuroi ALBtelecom gjatë sezonit veror e shumë përdorues iu gëzuan dhuratave të ndryshme, por dy prej tyre ishin veçanërisht me fat. Kujtim Biduli nga qyteti i Durrësit dhe Gjin Pali nga qyteti i Shkodrës ishin dy abonentët më fatlumë të ALBtelecom dhe Eagle Mobile, të cilët fituan përkatësisht një Super Porsche Boxster Cabriolet dhe një Super Apartament në qendër të kryeqytetit, vetëm me një rimbushje prej 500 dhe 1000 lekësh.

Kjo fundjavë i dedikohet veçanërisht momentit më emocionues për këta abonentë – dorëzimit të çelësave të dhuratave përkatëse që padyshim do t’i bëjë ata abonentët dhe qytetarët më të lumtur të këtij viti.

Por si i thonë fjalës, lumturia është ngjitëse, ndaj ejani t’i gëzojmë së bashku këto 3 ditë plot adrenalinë, nën shoqërinë e jashtëzakonshme të Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, Vedat Ademit, Marsela Çibukajt, Gent Bushpepës, Kaosit, Stresit, Cirkut të Tiranës, Balonave me ajër, performancave unike të balerinave të Zjarrit, shatërvanit spektakolar etj. …

Leave a Reply