Gabimet e te kaluares dhe perspektiva e PD

Home » Aktualitet » Gabimet e te kaluares dhe perspektiva e PD

By Redaksia on September 27, 2014. No Comments

11489_492224860847392_1415459204_nAlban Daci

Ndoqa me interes kongresin e PD, sepse ajo eshte forca me e madhe opozitare, se ka qene pjese e rendesishme e qeverisjes per 20 vjet. Me thene te drejten nuk u ndjeva entuazist dhe nuk pashe ndonje ndryshim. Se pari formati me 7500 delegate nuk eshte nje risi ne politiken shqiptare. Kete e ka bere ne kohen e vete me te mire AK, e cila nga te gjitha rrethet ka pasur ndoshta me shume delegate se PD sot. Gjithashtu ka pasur me shume te teseruar se PD sot.
Pra, fryrja se kongresi i PD eshte madheshtore se ka 7500 delegate, nuk sjelle asnje garanci per ndryshim dhe per rikthim ne pushtet. Sfida e PD, ndoshta deri diku me AK e atehershme eshte se sa mundesi reale ka qe keto delegate te prodhojne ne forme zinxhire vota dhe elektorat.
Se dy, problemi i madh i PD eshte fakti se ajo nuk ka pesuar asnje ndryshim konkret ne rinovim elitash. Ndryshimi i vetem eshte se Laura, zedhenesia ka ikur ne Gjermani dhe ka ardhur nje tjeter po me sharm si ajo.
Basha, u kerkoje ndjese demokrateve per gabimet. Ne pamje te pare kjo eshte hipokrizi, sepse kjo ndjese duket se eshte fasade, perderisa te gjithe ish drejtuesit e larte politik te PD, ish ministrat, zevendes ministrat ishin qe te gjithe ne salle duke pritur momentin per tu ringjitur me pretekstin se militantet e PD harrojne shpejt.
Ne gjithe kete pergjithesi, vetem nje ka pranuar pergjegjesite e tij, ish Kryeministri Berisha, qe mbajti fjalen dhe hoqi dore nga drejtimi i PD. Humbja e PD nuk ishte per shkak te Berishes, i cili njihet si me punetori e me aktivi, por i gjithe te tjereve qe fusate e braktisen duke shpresuar se si gjithmone do te fitonin vetem duke u perdorur imazhi i Berishes.
Ceshtja tjeter e madhe eshte, se kryetari aktual, z. Basha, i cili mbetet pragmatist por jo lider, vazhdon te jete i izoluar ne arenen nderkombetare. Dje si perfaqesues i FDSH patem takime me Antonio Lopes, Sekretarin e Pergjithshem i Partise Popullore Europiane, te cilit i kerkuam qe te bente me shume per integrimin dhe demokracine shqiptare, per te drejten e votes te emigranteve. Nder te tjera, ai na permendi Presidentin Berisha. Pra, kuptova se ato nuk e dinin se Basha eshte kryetar i ri i PD.
Po ashtu problem i madh eshte se PD aktual nuk ka nje strategji konkrete gjithperfshirese me te gjithe aktoret e djathte politik ne Shqiperise, me qytetaret apo te gjithe ato subjekte qe jane ne opozite me qeverine aktuale.
Z. Basha, nuk rimerret pushteti me persona qe mbajne ne supe fajin e humbjes dhe shkaterrimin e imazhit te PD. E dini shume mire se per ke e kam fjalen e nuk dua te permend emra. Ne salle, pashe shume qytetare e te njejtat fytyra qe kane ngrene nga PD dhe kane perfituar nga imazhi dhe lidershipi i Berishes. Ka ardhur momenti qe ndryshimi te jete real dhe jo fasade, apo show.

Leave a Reply