Gangsteret e Parlamentit shqiptar/ Rasti i rrafjes se Strazimirit

Home » Aktualitet » Gangsteret e Parlamentit shqiptar/ Rasti i rrafjes se Strazimirit

By Redaksia on September 23, 2014. No Comments

grushtiProkuroria vendos nën akuzë 3 deputetë: Pjeri Ndreu, Arben Ndoka (PS) dhe Astrit Veliaj (PD).

Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në kuvend tregojnë se si është zhvilluar sherri. Sulmi i Arben Ndokës një deputet me të shkuar problematike ndaj grushtideputetit të PD Genti Strazimiri. Ndoka dhe kolegu i tij Pjerin Ndreu që godet Strazimirin pak çaste më vonë pas shpine janë marrë në hetim nga prokuroria.

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar akuzat ndaj tre deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për dy deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen se kanë dhunuar për shkak të detyrës deputetin e PD, Gent Strazimiri.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë ku Strazimiri është goditur në ambientet e Kuvendit nga dy deputetët e PS.

Ndërkohë që prokuroria ka publikuar edhe akuzën ndaj deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili akuzohet për ndërtim pa leje në qytetin e Fierit.

Leave a Reply