Haradinaj- Vizita e Papes ne Shqiperi, historike dhe e rendesise se vecante

Home » Kryesore » Haradinaj- Vizita e Papes ne Shqiperi, historike dhe e rendesise se vecante

By Redaksia on September 19, 2014. No Comments

10346647-271793456278409-6181664268990659619-n
​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideron të rëndësisë së veçantë dhe historike, vizitën që këto ditë do ta bëjë në Shqipëri Ati i Shenjtë, Papa Françesko.

Sipas Haradinajt pas vizitës së Papa Gjon Palit II, në vitet ’90, ardhja e Papa Françeskut në tokën shqiptare shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi.

“Shqiptarët, si popull me harmoni dhe mirëkuptim historik ndërmjet besimeve, i kanë dhënë botës dhe krishterimit, po ashtu, njerëz të mëdhenj, që në kohë të ndryshme me kontributin e tyre u shquan në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave të vërteta njerëzore.

Shqiptarët, në këto relacione, i kanë dhënë Evropës dhe qytetrimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Evropës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e në ndërkohë dijetarët mëdhenj të shekujve, si Pjetër Bogdani, e deri te humanistja e madhe, Nënë Tereza.

Vizita e këtyre ditëve e shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore”, thuhet në urimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply