Harmonia fetare/Duhet vleresuar qendrimi i Kryetarit te KMSH

Home » Aktualitet » Harmonia fetare/Duhet vleresuar qendrimi i Kryetarit te KMSH

By Redaksia on September 21, 2014. No Comments

z_1626Padyshim se Heroi i Ditës së sotme është Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili u bë lajm në të gjitha mediat e botës, të cilat po përcjellin vizitën e Papës në Shqipëri. Ai ishte pjesë e Meshës së Shenjtë bashkë me udhëheqësit tjerë fetarë të Shqipërisë.

Skender Bruçaj është bërë lajm në mbarë botën me mesazhin që pa përçuar me pjesëmarrjen e tij në Meshën e Shenjtë në Tiranë, të cilën e ka udhëhequr Papa.

Me gjithë pozitën jo fort të favorshme të myslimanëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe arrestimin e disa prej tyre, Bruçaj ka dhënë shembullin e udhëheqësit fetar, duke qëndruar krahë për krahë me klerikët tjerë fetarë.

Bruçaj di të flasë anglisht, turqisht, italisht e arabisht.

38 vjeçari nga Malësia e Madhe, Skender Bruçaj, ka kryer Medresenë në Stamboll si dhe ka vazhduar studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Bosforit, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, Bruçaj është edhe profesor në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.

Leave a Reply