Historiani serb: Ja çfarë ndodhi mes shqiptarëve dhe serbëve në luftën e Kosovës

Home » Aktualitet » Historiani serb: Ja çfarë ndodhi mes shqiptarëve dhe serbëve në luftën e Kosovës

By Redaksia on September 5, 2014. No Comments

batakovicDionis Xhafa

Drejtori i Institutit të Ballkanologjisë, historiani dhe diplomati serb, Dusan Batakoviç ka publikuar në Paris një libër me titullin “Dekada e stuhishme – serbët në Kosovë 1999 – shkatërrimi i trashëgimisë kulturore – spastrimi etnik dhe margjinalizimi”. Batakoviç ka drejtuar kritika ndaj politikës aktuale që po ndjek Serbia. Ish-ambasadori serb në Francë, ka qenë pjesë e negociatave të Vjenës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shpjeguar se librin e ka botuar në gjuhën angleze, për shkak se ka dashur të tregojë të vërtetën në libër lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mes serbëve dhe shqiptarëve. Dusan Batakoviç mendon se politikat e Millosheviçit sollën rrënim për serbët, por se thotë nga kjo përfituan edhe shqiptarët. Batakoviç megjithatë, shprehet për shqiptarët se ata gjatë luftës u treguan mjaft “servilë” përkundrejt Perëndimit, sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pranuar të bashkëpunojnë me shërbimet e fshehta të shteteve perëndimore, vetëm për një fakt, sepse “janë antiserbë dhe antitrusë tej mase”. Lëshimin e Kosovës nga Srbia, historiani serb ia dedikon separatizmit, i cili me “amendamentet kushtetuese të vitit 1968 -1972 dhe Kushtetutën e vititit 1974, u legalizua me ndihmën e famkeqit Eduard Kardel, nga komunisti Josip Broz Tito”. Historiani nga Serbia shkruan në këtë libër se “Shqipëria e Madhe” ekziston “de facto”, pasi “nuk ka kufi” mes Shqipërisë dhe Kosovës, por “Muri i Berlnit” është në mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply