Horror në Durrës, mbyten 2 të moshuara

Home » Aktualitet » Horror në Durrës, mbyten 2 të moshuara

By Redaksia on September 2, 2014. No Comments

 Horror në Durrës, mbyten 2 të moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në këtë qytet, ku janë gjetur të pajeta dy të moshuara, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Mësohet se viktimat janë përkatësisht, Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Gjithçka duket si pjesë e një skenari filmi horror, pasi viktimat dyshohet të jenë mbytur me qese plasmasi, ndërsa burime policore kanë pohuar se të moshuarat i kishin të lidhura duart me qese dhe se janë mbytur nga asfiksia.
Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një banese private ku rrinin dy kunatat, e cila ishte në pronësi të tyre, në lagjen nr.11, pranë Postës të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa janë gjetur të pajeta nga djali i Elsa Vavas, njërës prej viktimave. Sipas dëshmisë të djalit, ai në mëngjes kishte shkuar drejt banesës ku dhe kishte parë derën e hapur dhe dy gratë e pajeta.
Një nga pistat e policisë së Durrësit është ajo e grabitjes, pasi nga kontrolli i bluve, shtëpia është gjetur e shkatërruar dhe gjithçka e përmbysur. Duket sikur autorët e këtij krimi te rende kane kërkuar me ngulmim sende me vlere. Pista tjetër është ajo e konflikteve për pronësinë, pasi ka pasur gjyqe pronash mes kushërinjsh.

 

Leave a Reply