Iken edhe nje kolloz tjeter e Kultures/Nderron jete aktorja Besa Imami

Home » Aktualitet » Iken edhe nje kolloz tjeter e Kultures/Nderron jete aktorja Besa Imami

By Redaksia on September 22, 2014. No Comments

besa_imami_0Ndërron jetë aktorja e skenës shqiptare, Besa Imami, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami ,ka lindur më 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë.

Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988, Artistja e Merituar, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role, midis të cilave përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani” e Selman Vaqarrit , rolin e Nënë Zyrasë tek “Bashkë me Agimin” e Bashkim Kozelit, rolin e Prendës tek “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës, rolin e Klara Gaberit tek “Procesi i Lajpcigut-Gjergj Dimitrovi”, rolin e Rushës tek “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, rolin e Lajes tek “Lulet e Shegës”, rolin e Nënës tek “Monserati”, rolin e Gjinervës tek “Rrënjët e thella” etj.

Pas një shkëputje, Imami u rikthye përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në rolin e malësores. Në kinematografi ajo do u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.

Roli i saj më i fundit është ai i Gruas myslimane në filmin “Eduart”në vitin 206. Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.

Vetëm para 7 ditësh, nga një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare

Leave a Reply