Izet Haxhia: Ramen e kam harrur e Meta me merrte leje kur shkonte tek Rogner

Home » Aktualitet » Izet Haxhia: Ramen e kam harrur e Meta me merrte leje kur shkonte tek Rogner

By Redaksia on September 22, 2014. No Comments

izet_haxhijaMira Kazhani: Si kanë qenë raportet tuaja me politikanët e majtë? Mendon se ata të kishin frikë? Izet Haxhia: Nuk i kam dashur asnjëherë ata. Nuk e di a më kishin frikë. Ndoshta edhe më kanë pasur. Ja t’ju tregoj një rast për Edi Ramën. E kam njohur në fillimet e PD-së. Ka qenë një miting dhe kur shoh Edi Ramën me një pardesy të bardhë që kishte mbërthy nga fyti Arben Imamin, mbrapa podiumit ku bëhej mitingu. Ai donte të mbante një fjalim më duket dhe Berisha kish kërkuar që ai njeri të mos afrohej. Kam ndërhy dhe e kam largu, por më bëri përshtypje se ishte shumë paqësor. Por kam pas antipati për atë njeri.

Më vonë, sa herë dilnim me makinë andej nga Artet, të gjithë shokët e mi gjuanin femra, unë prisja dhe ngacmoja me fjalë Edi Ramën. Ai ishte pedagog në arte dhe sa herë më dilte, e ngacmoja. Një ditë një ish-miku im, Skënder Haluca më kërkoi që mos ta ngacmoj më dhe i premtova. Kur e pashë në rrugë, i fola nga makina dhe i thashë që s’do e ngacmoj më, meqë më kish fut një mik. Ai mu përgjigj keq dhe siç isha nga dritarja e makinës ja tërhoqa atë këmishën bashkë më T-shirt dhe jelekun dhe ja grisa. Ai u prek, u përlot dhe thoshte se nuk kish si shkonte në mësim. (jepte mësim)

Mira Kazhani: Do t’i kërkosh ndjesë? Izet Haxhia: Nuk i kërkoj ndjesë, vetëm që është kryeministër. Po të mos ishte, do i kërkoja. Nuk dua të dukem si servil se nuk jam. Por dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

Mira Kazhani: Po Ilir Metën si e keni njohur? Izet Haxhia: Më kujtohet që edhe ai më çonte fjalë kur shkonte për të pi kafe tek Rogneri. Nuk e di pse, por ishte krijuar përshtypja që unë isha i dhunshëm dhe mund t’ju krijoja probleme. Por ai është burrë i zgjut. Ishin të shumtë atëherë që ruheshin nga unë. Ashtu më kish dal nami. Kisha rrahur edhe Nikoll Lesin. Po atë e pranoj, e kam urdhëru unë drurin për Nikoll Lesin. Mira Kazhani: Dmth. keni qënë vërtet i dhunshëm. Jeni penduar? Izet Haxhia: Për disa gjëra jam pendu. Pendesat janë të vazhdueshme.

Leave a Reply