Ja si janë financuar luftëtarët shqiptarë në Siri

Home » Aktualitet » Ja si janë financuar luftëtarët shqiptarë në Siri

By Redaksia on September 1, 2014. No Comments

​Ja si janë financuar luftëtarët shqiptarë në Siri

Pjesë e financimeve të këtij rrjeti janë edhe disa shtetas nga Kosova dhe Maqedonia, emrat e të cilëve janë të njohur për hetuesit.

Prokuroria e Krimeve të Renda po verifikon të ardhurat e familjarëve të personave të arrestuar si të dyshuar për rekrutim të xhihadistëve shqiptare.

Në raportin e dosjes së bërë publike nga “ABC Neës” thuhet se dy imamët e vetshpallur Genc Ballad he Bujar Hysa ishin pikat e kontaktit me financues të shpenzimeve të ndryshme për luftetaret që shkonin në Siri. Në mesin e të dyshuarve që po hetohet, thuhet në raport është një shtetas nga Elbasani i njohur me emrin fetar Ebu Usejd. Ai ka disa biznese në Tiranë dhe Elbasan, por nuk ka qene personi i vetem qe paguante per shpenzimet e udhetimit drejt Sirise. Pjesë e financimeve të këtij rrjeti janë edhe disa shtetas nga kosova dhe maqedonia, emrat e të cilëve janë të njohur për hetuesit.

“Kemi dyshime të forta se për dërgimin e vullnetarëve shqiptar në Siri, shtetasi Bujar Hysa e Genc Balla, bashkëpunonin me individë të tjerë ekstremistë nga vendi i ynë dhe rajoni i Ballkanit, kryesisht shtetas nga Kosova dhe me shqiptare te tjere nga Maqedonia” thuhet ne raport.

Sipas Prokurorisë përveç shpenzimeve te udhetimit, financuesit e paguanin edhe borxhet e xhihadisteve qe niseshin per ne Siri.

Në disa raste edhe Gert Pashja, i arrestuar në Turqi dhe i deportuar ka paguar një shumë të konsiderushme për nxjerrjen dhe rregullimin e pasaportave për personat dhe familjarët e xhihadistëve që shkonin në Siri.

Një fakt interesant është se luftëtarëve iu është siguruar para të mjaftueshme për armët, si dhe madje kishte raste që edhe borxhet që kishin iu shlyheshin.

Pritet që nga analizimi që do t’iu bëhet bankave të nivelit të dytë, të bëhet edhe zbardhaje e plotë e llogarive bankare dhe mënyrës së financimit të rrjetit.

Leave a Reply