Kavajë, shembet nga INUK monumenti i “Dy gishtave”

Home » Aktualitet » Kavajë, shembet nga INUK monumenti i “Dy gishtave”

By Redaksia on September 29, 2014. No Comments

Screen Shot 2014-09-29 at 1.16.50 PM

Ashtu sic ishte paralajmëruar 1 vit më parë, nga kryeministri Edi Rama ‘Obelisku i Demokracisë’ në Kavajë, ose monumenti me dy gishta sic njihet rëndom është shembur. Inspektoriati Ndërtimor, Urbanistik, Kombëtar (INUK) e ka shembur paraditen e sotme monumentin në qendër të Kavajës.

Monumenti simbol i “dy gishtave” i është kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë.

Një vit më parë arena politike u përfshi nga debate rreth shembjes së monumentit. Pas kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi mbështeti iniciativën e Ramës, se monumenti është tepër i shëmtuar për të qëndruar në mes të qytetit, ish-kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se ‘mjerë ai që guxon ta prekë’.

Monumenti i Kavajës, autori: Simbolizon flatra jo ‘dy gishtat’. S’është i Berishës, as i Ramës
“Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve të Kavajës, nuk është as i Salës, as i Edit”. Ky ka qenë reagimi i parë zyrtar i autorit të monumentit në qendër të Kavajës, z. Musa Qarri. Pas paralajmerimeve per shembjen e monumentit, Qarri theu heshtjen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Ai ka shtuar se simbolika e tij nuk është ajo e “dy gishtave” sikundër flitet, por krejt e kundërta. “Ata nuk janë dy gishta. Shkronja V në atë monument ka domethënien e lirisë, fitores, demokracisë. Poshtë është një bunker e mbi të ngrihet monumenti”, – shprehet piktori grafist që ka skicuar idenë e objektit, për “GSH”. Nga ana tjetër, Qarri, që është një artist i njohur në Kavajë dhe autor i një sërë grafikash të vlerësuara, shton se “ka pasur rrezik të shembet nga protestuesit që humbën paratë në firmat piramidale. Por, atëherë për fatin tim të keq shpëtoi dhe mbeti në këmbë”

Leave a Reply