Kendveshtrim historik i marredhenieve mes Vatikanit dhe Shqiperise

Home » Aktualitet » Kendveshtrim historik i marredhenieve mes Vatikanit dhe Shqiperise

By Redaksia on September 21, 2014. No Comments

IMG_20140921_125344

Tiranë 21 shtator 2014 – Këtë 7 Shtator u mbushen plot 23 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë se Shenjtë e Shqipërisë në rang Nunciature Apostolike për Vatikanin dhe Ambasade për Shqipërisë. Ambasadori i parë i Selisë se Shenjte ne Shqipëri u emërua me 28 tetor te vitit 1991, imzot Ivan Dias, i cili sot është kardinal.

Ndërsa ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit u emërua në vitin 1993, Villy Kamsi, i cili Letrat Kredenciale tek Papa Gjon Pali i paraqiti me 22 Prill 1993, tre ditë para vizitës historike të Atit të Shenjtë në Shqipëri. Por, që në vitin 1951, sekretaria e Shtetit të Vatikanit vendosi që Radioja e Papës të flasë edhe në gjuhen shqipe. Ndërsa në tetor të vitit 1960, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, Papa Pali iu drejtua për herë të parë popullit shqiptar me një mesazh i cili edhe pse përtej brigjeve shprehte dashurinë për klerin e martirizuar nga diktatura komuniste.

Ishte viti 1988, kur një grup shqiptaresh të diasporës se Amerikës shtegtuan drejt Romes për të takuar Papa Gjon Palin. Ky ka qenë edhe takimi i parë i drejtpërdrejte i Karol Vojtiles me shqiptarët. Me pas në vitin 1989 do të ishte edhe vizita e parë e Nene Terezës në Shqipëri, e cila u rikthye me Papa Gjon Palin në vitin 1993. Pas vizitës së tij, Ati i Shenjtë, emëroi edhe kardinalin e parë shqiptar, hirësinë e tij Mikel Koliqin në nëntor të vitit 1994. Ardhja e Papa Franceskut të dielën në Shqipëri rikonfirmon marrëdhënien e mire mes dy vendeve dhe vlerave dhe hap horizonte të reja bashkëpunimi e besimi reciprok.

B.S.

Leave a Reply