Kosova drejt Qeverise se re. Arrihet marreveshja!

Home » Aktualitet » Kosova drejt Qeverise se re. Arrihet marreveshja!

By Redaksia on September 9, 2014. No Comments

marreveshja-vv-blloku
Është arritur marrëveshja mes Bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosja. Ky lajm është bërë i ditur nga dhe nga LDK e cila ka njoftuar se të mërkurën, në orën 13:00, marrëveshja do të bëhet publike.

Sipas LDK-së, shpallja e kësaj marrëveshjeje bëhet në sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kishte konfirmuar edhe deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Sipas marrëveshjes, koalicioni i këtyre partive politike, ku do të përfshihen edhe pakicat, do të synoj të formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës, duke nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse ishte fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Leave a Reply