Kosove-Serbi, Haradinaj perballe Vucic e Kurti perballe Gjuric

Home » Kryesore » Kosove-Serbi, Haradinaj perballe Vucic e Kurti perballe Gjuric

By Redaksia on September 13, 2014. No Comments

Kurti_Haradinaj

Dionis Xhafa

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndryshojë krejtësisht aktorët politikë të saj. Ndërsa, në këtë dialog merrnin pjesë Ashton, Thaçi dhe Daçiç, ekziston mundësia që asnjë nga këta liderë të mos jetë më aktor me rëndësi në marrëveshje. Kjo, pasi në rast se fiton koalicioni LAN dhe Vetëvendosje në Kosovë, dialogun politik nga pala kosovare mund ta drejtojë Ramush Haradinaj, ndërsa nga pala serbe me siguri do të jetë kryeministri Aleksandër Vuçiç. Ndërsa, nëse deri më tani Kosova në dialog teknik ëshë udhëhequr nga Edita Tahiri, vendin e saj mund ta zërë Albin Kurti i VV-së, i cili mund të ketë përballë të ashtëquajturin drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçin, ka thënë për Blic, analisti Fatmir Sheholli. Ai ka shtuar se dialogu politik me shumë mundësi do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj dhe jo nga Albin Kurti, për shkak se dialoguesit duhet të jenë në shkallë të barabartë hiearkike politike. Në bazë të marrëveshjes mes LAN dhe VV-së, në krye të negociatave politike do të vihet Haradinaj, ndërsa në krye të bisedimeve teknike do të jetë Kurti.

Leave a Reply