Kosovë, Tahiri në Bruksel në takimet e organizuara nga BE

Home » Aktualitet » Kosovë, Tahiri në Bruksel në takimet e organizuara nga BE

By Redaksia on September 3, 2014. No Comments

Tahiri në Bruksel në takimet e organizuara nga BE

Zv/kryeministrja e qeverisë se Kosovës, Edita Tahiri, kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel ku do të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Bashkimi Evropian për çështjet e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Lëvizjes së Lirë dhe çështjet nga fusha fitosanitare. Takimet janë paraparë të mbahen më 4 dhe 5 shtator 2014, bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar.
Sipas njoftimit, zbatimi i protokollit teknik të IBM-së i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë tashmë ka arritur në fazën e fundit, me ç’rast priten të dakordohen projeksionet finale për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it në të gjashtë pikëkalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Në axhendën e këtyre takimeve në Bruksel është paraparë të diskutohet edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë dhe për çështjet e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën fitosanitare. Gjatë qëndrimit në Bruksel, zv/kryeministrja Edita Tahiri do të ketë edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e BE-së me qëllim të përshpejtimit të procesit të zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

 

Leave a Reply