Kryeparlamentari i Maqedonise: Konflikti i armatosur ne 2001 nuk do te ndodhte

Home » Kryesore » Kryeparlamentari i Maqedonise: Konflikti i armatosur ne 2001 nuk do te ndodhte

By Redaksia on September 6, 2014. No Comments

stojan_andovKonflikti i armatosur më 2001-shin nuk do të ndodhte nëse do dëgjoheshin shqiptarët

Dionis Xhafa

Nëse një pjesë e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni më 1991 do të dëgjoheshin, nuk do të kishte ndodhur konflikti i armatosur më 2001-shin. Kështu mendon kryeparlamentari i parë i Maqedonisë pluraliste, Stojan Andov. “Edhe në Komisionin Kushtetues në seancat morën pjesë deputetët shqiptarë, dhe ky komision pati mjaft me sukses, shumë saktë shpjegonin, dhe atë që shpjegonin, po të kishim forcë ta pranonim, nuk do ta kishim 2001-shin. Sepse në vitin 1989, me ndryshimet në Kushtetutë, me disa ligje që u miratuan më vonë, disa të drejta të caktuara të Kushtetutës të vitit 1974 u shkurtuan për shqiptarët. Dhe tek të gjitha pakicat kudo në botë, në qoftë se të drejtat e fituara shkurtohen, ajo për ata është e papranueshme”, tha Stojan Andov. Ai ka treguar se në mbledhjen ku u vendos për miratimin e Kushtetutës, shqiptarët e bojkotuan atë, një shenjë kjo se e drejta e etnisë shqiptare nuk ishte sa duhet.

Leave a Reply