Martiri Avni Zela

Home » Aktualitet » Martiri Avni Zela

By Redaksia on September 27, 2014. No Comments

10665211_768140623245060_7179462560011184597_nAgim Hamiti

Poeti Havzi Nela u var në litar më 1988 – një vit para shembjes së komunizmit në Evropën Lindore. Gjykatës i tij ishte Fehmi Avdiu, i cili për këtë «meritë të shquar» u zgjodh anëtar (bile edhe kryetar) i Gjykatës së Lartë në «demokraci», derisa doli në pension. Dashurinë e tij për atdheun, për Kosovën, për popullin shqiptar në përgjithësi e për malësorët në veçanti, poeti atdhetar përpiqej t’ua përcillte edhe nxënësve të tij, duke anashkaluar «meritat e Partisë». Kjo bëri që t’i hapej shpejt dosja prej Sigurimit, i cili nuk do t’i ndahej, derisa ta çonte në litar… Si gjithë të burgosurit politikë, Havzi Nela i ndiqte me vëmendje protestat e fuqishme të vëllezërve Kosovarë më 1981. Akti heroik i adoleshentes nga Prishtina, që i doli përpara tanksit jugosllav e mbështjellë me flamurin shqiptar, e frymëzoi Havzi Nelën t’i kushtonte asaj kreshnikeje poezinë e mëposhtme. Urrejtjen e pamasë ndaj poetit antikomunist diktatura do ta shfrente edhe pasi i mori shpirtin me litar, duke mos i hapur një copë gropë në tokën amtare, por e varrosi në këmbë pasi shkuli një shtyllë. Barbarëve injorantë të Sigurimit nuk ua priste mendja e verbër se, nëpërmjet këtij gjesti, ata e barazonin poetin martit Havzi Nela me shpëtimtarin e Spanjës prej komunizmit – gjeneralin Franko -, i cili në fjalimin përshëndetës drejtuar popullit spanjoll ditën e marrjes së Madridit prej forcave nacionaliste të kryesuara prej tij, shqiptoi edhe këtë shprehje të spiktaur: «Kur të vdes një ditë, dëshiroj të më varrosni në këmbë e me shpatë në brez, sepse po shkeli prapë çizmja e komunizmit në tokën spanjolle, unë do t’i ndiej edhe në varr dridhjet e tokës mëmë dhe do të ringrihem për të luftuar përsëri kundër kolerës së kuqe». Havzi Nela ishte po aq antikomunist sa gjenerali Franko…

NUSJA E FLAMURIT

Lavdi çikës kosovare, Si nji shqerrë, si nji manare, I del tankut, i thotë “ndal!” Rritet, ngrihet sa nji mal!

Shih si jam – si lulëkuqe, Lulëkuqe buzëburbuqe, Jam shqiponja me dy krenë, Fluturova, mora dhenë.

Për Kosovën Republikë, Sulem, ngjitem, nuk kam frikë, Jam shqiponjë me krah’ e fletë, Fluturoj deri tek retë.

Jam e bukur, drit’ e nur, kuq e zi – jam ba flamur; Kam fustanin fletë-fletë, Jam një shqiponj’ e vërtetë.

Nalt mbi tank shqiponja ngjitet, Hapi krahët, valëvitet: Për Kosoven Republikë Fluturon e nuk njeh frikë.

Hapi flatrat, n’ajër u lshue, Bash si zanë u mrekullue! Si shqiponja me dy krenë, Fluturoi e mori dhenë!

Manushaqe, lulëkuqe, Nusja jonë buzëburbuqe, Majë tankut me flamur, Ngjitesh mos me vdekun kurrë!10665211_768140623245060_7179462560011184597_n

Leave a Reply