Mbreteria e Madhe merr fund. Skocia drejt pavaresise!

Home » Bota » Mbreteria e Madhe merr fund. Skocia drejt pavaresise!

By Redaksia on September 16, 2014. No Comments

3.gifMbretëria e Bashkuar është titulli zyrtar i vendit të njohur edhe si Britania e Madhe apo në gjuhë popullore, thjeshtë Anglia. Por këto mund të jenë ditët e fundit të Mbretërisë së Bashkuar në formën siç e njohim ne sot.

Më 18 shtator, skocezët do të votojnë në një referendum për të përcaktuar nëse vendi i tyre me 5 milionë banorë dhe me 250 miliardë euro ekonomi do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, siç ka qenë që prej tre shekujsh, apo do të ndahet për të krijuar një shtet të vetin.

Megjithëse Londra ia dha të drejtën skocezëve të zhvillojnë një referendum për këtë çështje, debati është i ashpër si në Skoci ashtu edhe në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo fotogaleri paraqet disa nga momentet më mbresëlënëse të ditëve të fundit para referendumit. Sondazhet tregojnë se të dy palët po luftojnë ashpër për çdo votë dhe se rezultati nuk mund të parashikohet.

1. Mirësevini në Skoci

Një tabelë e vendosur anash rrugës pranë Gretnës, Skoci, të hënën më 15 shtator 2014. Nëse skocezët votojnë ndarjen nga Britania e Madhe të enjten, zyrtarët nga Skocia dhe Britania do të duhet të ndajnë asetet dhe borxhet si dhe do të duhet t’i japin përgjigje pyetjeve të vështira mbi anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në Bashkimin Europian si dhe nëse duan të mbajnë një monedhë të përbashkët. (AP Photo/Matt Dunham)

2. Monumenti i Bashkimit

Ela Akdeniz, 2 vjeç dhe nëna e saj Ashley nga Brampton, në anën angleze të kufirit skocez shikojnë te monumenti “The Auld Acquaintance”, i cili po ndërtohet në mbështetje të bashkimit mes Skocisë dhe Britanisë së Madhe ndërsa një flamur skocez i njohur si Saltire valëvitet krahas flamujve të vendeve të tjera në kufirin mes Anglisë dhe Skocisë pranë Gretnës, të hënën më 15 shtator 2014. Rrethi me gurë po ndërtohet si një projekt me pjesëmarrje masive, si një monument i qëndrimit sëbashku, i hapur për çdokënd që dëshiron të vendosë një gur atje, të dekoruar apo jo. (AP Photo/Matt Dunham)

3. Flamujt

Flamuri skocez, i dyti majtas, valëvitet krahas flamujve të tjerë të vendeve të Britanisë së Madhe pranë një monumenti që po ndërtohet në mbështetje të bashkimit. Skocezët duhet të vendosin të enjten nëse duan të qëndrojnë si pjesë e Britanisë së Madhe apo të krijojnë një shtet të vetin. (AP Photo/Matt Dunham)

4. Vizitori

Një vizitor shikon monumentin e njohur si “The Auld Acquaintance” pranë Gretnës, Skoci, më 15 shtator 2014. (AP Photo/Matt Dunham)

5. Simbolet kufitare

Makinat kalojnë një shenjë mikpritjeje në Skoci përgjatë një autostrade pranë Gretnës, Skoci, më 15 shtator 2015. (AP Photo/Matt Dunham)

6. Debatet

Dy mbështetës të PO-së në referendumin për pavarësinë e Skocisë mbajnë një flamur skocez me simbolin e saltirës (kryq diagonal) jashtë një zyre të fushatës “Më mirë sëbashku” që propagandon “JO!”-në në referendumin e të enjtes në Edinburg, Skoci. Nëse votuesit thonë PO për pavarësinë, ata jo vetëm do të grisin hartën e Britanisë së Madhe por do të trondisin edhe dy kolonat e mirëqënies dhe paqes në Europën Perëndimore të pasluftës së Dytë Botërore, Bashkimin Europian dhe NATO-n. (AP Photo/Matt Dunham)

7. Manifestim në Londër

Nga e majta, prezantuesit televizivë britanikë Dan Snoë, June Sarpong, komediani Al Murray, aktori irlandez Bob Geldof, aktori britanik Eddie Izzard, dhe shkrimtarja britanike Victoria Coren, fotografojnë veten gjatë një manifestimi pro bashkimit në Sheshin Trafalgar të Londrës më 15 shtator 2014. Qindra njerëzi, mbështetës të fushatës “Le të qëndrojmë bashkë” u mblodhën para referendumit të 18 shtatorit që do të vendosë fatin e Skocisë. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

8. Zemërim

Një kalimtare argumenton me dy aktivistë pro pavarësisë së Skocisë pranë një zyre të fushatës kundër në Edinburg, Skoci më 15 shtator 2014. Të moshuarit rezultojnë mbështetës të bashkimit pasi i druhen rrezikut të humbjes së pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore nëse Skocia fiton pavarësinë. (AP Photo/Matt Dunham)

9. Trafalgar

Qindra njerëz u mblodhën në sheshin simbol Trafalgar të Londrës më 15 shtator 2014 për të kundërshtuar idenë e pavarësisë së Britanisë. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

10. Kryeministri

Kryeministri i Britanisë David Cameron bën pushim gjatë një fjalimi në Aberden, Skoci, më 15 shtator 2014. Ai po bën turneun e fundit në Skoci në përpjekje për të shpëtuar vendin nga ndarja.

Leave a Reply