Melisa Doda: drejtesia shqiptare me dy standarde

Home » Aktualitet » Melisa Doda: drejtesia shqiptare me dy standarde

By Redaksia on September 16, 2014. No Comments

mesila-doda3_8Mesila Doda: Vendimi i Apelit absurd, u lirua Fullani me 4 audituesit, Elivar Golemi në burg
Mesila Doda: Vendimi i Apelit absurd, u lirua Fullani me 4 audituesit, Elivar Golemi në burg
Vendimi i Gjykatës së Apelit për dhënien e arrestit shtëpie për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe lënien në burg të ish-Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, ka sjellë zemërimin edhe në radhët e demokratëve. Ndërsa dy ditë më parë dyshja Berisha-Basha i dolën hapur në mbrojtje Fullanit, deputetja demokrate Medsila Doda e ka konsideruar vendimin e Apelit ndaj Fullanit si jo të drejtë dhe absurd, pasi sipas saj nuk është respektuar barazia gjinore.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, demokratja Doda pohoi se Gjykata e Apelit nuk ka qenë e drejtë në vendimin e saj dhe nuk ka respektuar barazinë gjinore. Deputetja demokrate shtron pyetjen se çfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë kur Golemi është në burg dhe Fullani është jashtë.

“Para disa muajsh ishim së bashku me zonjat e tjera të Parlamentit në burgun e grave. Shqetësimi i tyre më i madh ishte pamundësia për një drejtësi të barabartë dhe trajtim të njëjtë me burrat. Nisur nga ky shqetësim u bë një punë e mirë për të futur gratë në listën e amnistisë së vjetshme. Po sot çfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë???”, deklaroi deputetja Doda. Sipas saj, Ardian Fullani së bashku me katër audituesit janë liruar ndërsa Elivar Golemi jo. Deputetja e Partisë Demokratike, ka shtuar më tej se, ish-inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi nuk përbën rrezik publik dhe nuk ka mundësi për të tjetërsuar provat, ndaj sipas Dodas, justifikim për trajtim jo të barabartë të ish-inspektores Golemit me ish-guvernatorin Fullanin, nuk ka. “A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg ndërsa Fullani është jashtë??? Nuk ka as rrezik publik e as mundësi për të tjetërsuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim për trajtim ndryshe nuk ka”, shkruan deputetja demokrate Mesila Doda në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply