Mijera besimtare nga Puka, Mirdita, Lezha e zonat e tjera drejt Tiranes per Papen

Home » Aktualitet » Mijera besimtare nga Puka, Mirdita, Lezha e zonat e tjera drejt Tiranes per Papen

By Redaksia on September 21, 2014. No Comments

Screen-Shot-2014-09-21-at-9.46.50-AM-300x149

Redaksionale

Me mijëra besimtarë të krishtere nga të gjitha rrethet e vendit janë nisur orët e para të mëngjesit për ti uruar mirëseardhjen në vendin tonë, atit të shejtë. Vetëm nga Mirdita, kryeqendra e katoliczimit në trojet shqiptare janë nisur 150 autobuze me besimtarë dhe me dhjetra mjete private. Sakaq i lartë ka qënë edhe numri i besimtarëve të ardhur nga Kosova.

Janë ngritur rreth mesnatës, teksa shumë prej tyre jetojnë në fshatra të thellë dhe janë bërë gati për të zbarkruar në Tiranë për t’i uruar mirëseardhjen në vendin tonë, Atit të Shejntë.

Plot 200 autobuzë më besimtare të krishtere janë nisur nga qarku e Lezhës drejt kryeqytetit për pritur Papa Franceskun.

Besimtarët që më së shumti janë Mirditas, krahinë që është edhe vatra më e madhe e katoliczimit në trojet shqiptare janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa mijëra të tjere kanë zgjedhur të vijnë me makina private, madje disa janë nsiur një natë më parë.

Për Mirditorët kjo vizitë është historike dhe rrespekton sakrificën e të parëve të tyre dhe shqiptarëve për të ruajtur besimin e krishter.
Sinkron

Me qindra pelegrinë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të ndjekur Vizitën e Papa Françeskut.Ata kanë ardhur që prej mbrëmjes të së shtunës nëpërmjet dogaës së Morinit dhe kanë zbarkuar në Shëngjin për tu nsiur më pas drejt Tiranës.

Ata e konsideronje këtë vizite si mjaft të veçantë për mbarë Shqiptarëë, ndërsa shprehen se të gjiithë duhte që ti gëzohemi kësaj dite, ku ati shenjtë vjen për të bekuar vendin tonë.
Sinkron Pal LEKA Besimtar Gjakovë, Besimtare nga Zvicra
Shkoder…
Ndërkohe 50 ka qënë numri i autobuzëve të nisur nga qarku i Shkodrës orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ata e konsiderojnë të rëndësishme vizitën e atit shejtë në vendin tonë, ndërsa shumë prej besimtarve të krishtere nga metropoli verior janë nisur një ditë më parë me mjetet private.
Berat
280 besimtarë katolikë të Beratit e Kuçovës janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt qytetit të Tiranës,për të marrë pjesë në meshën e madhe që do të mbahet në shesh nga Para Francesco.

Nisja e autobuzëve me besimtarët Katolikë është bërë nga lagjia “Uznovë” në Berat rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Autobuzët e nisur nga Berati do të bashkohen në Urë-Vajgurore me autobuzët me besimtarët nga qyteti i Kuçovës,për të vijuar së bashku rrugëtimin drejt meshës së madhe në Tiranë.
Sinkron
Fier
Kanë dale herët në mengjes për t ju bashkuar meshës që do të mbajë ati i shejtë në Tiranë. Nuk ka qënë i vogël edhe numri i besimtarëve të krishterë të nisur nga qytetit i Fierit drejt kryeqytetit për të mirëpritur Papa Franceskun.

Sinkron
Korce
Edhe nga qëndra e qytetit juglindor Korca janë nsiur drejt Tiranës në kuadër të vizitës së Papës një numër i konsiderueshmë besimtarësh të krishterë.

Kanë dalë herët në mëngjes dhe kryesisht me mjetet e tyre private, por edhe të organizur me mjete të transportit ndërqytetas.
Sinkron.

Ndërkaq ka qënë i madh numri i besimtarëve të nisur nga të gjitha qytetet e vendit në kuadër të kësaj vizitë të atit shejtë në vendin tonë.

Leave a Reply