Mimi Kodheli dhe Kallashnikovi

Home » Aktualitet » Mimi Kodheli dhe Kallashnikovi

By Redaksia on September 25, 2014. No Comments

173508730173508730Redaksionale

Ne buxhetin shtese te Republikes se Shqiperise pritet te shkojne rreth 7 milion euro per te zevendesuar Kallashnikovin me arme te tjera, ndoshta modelin barreta italiane. Pra, sipas ministres se Mbrojtjes kjo do te sherbeje ne rinovimin e batalionit te kembesorise. Se pari, vende me te forta e me te zhvilluara ushtarakisht se Shqiperia e vende te NATO si Bullgaria e Ruamania kane Kallashnikovin si arme te lehte per kembesorin. Madje, Rumania ka mbajtur avionet MIG dhe i ka modernizuar me sisteme kontrolli, sepse nuk kishte mundesi te blinte modelt F16 te Perendimit.
Para se Mimi Kodheli te marr nga xhepet e shqiptareve 7 milion euro per arme duhet te na tregoje se cfare eshte bere e cfare do te behet me kallashnikovet? Shqiperia ka prodhuar pafundesisht arme Kallashnikov. Flitet se Shqiperia ka disponuar mbi 6 milion Kallashnikov e pafundesisht fisheke. Ne tregun nderkombetare nje kallashnikov kushton rretth 400 euro. Atehere lind pyetja ku jane keto para. Kua kane perfunduar kallashnikovet shqiptar e sa leke jane perftuar? A kane bere kontabande armesh perfaqesuesit e shtetit shqiptar? Ftojme oficere qe kane informacione per prodhimin dhe sasine e Kallashnikoveve qe disponon Shqiperia te na shkruajne per redaksine!

Leave a Reply