Ne prag vdekje, 8 muaj jete i ka mbetur

Home » Aktualitet » Ne prag vdekje, 8 muaj jete i ka mbetur

By Redaksia on September 28, 2014. No Comments

meta-i-vdekur-2-300x225

Teksa largohemi nga brigjet e një politike të vjetër për t’u zhvendosur drejt hapësirave të panjohura të një politike të re, kthejmë kokën pas për t’u orjentuar në lidhje me të ardhmen.

Tri janë, para së gjithash, dukuritë e mbivëna, të cilat vijnë dhe ngjallin mbresën e një rilindje të jetës në Shqipëri.

Së pari, nëse politikanët dhe partitë politike tolerojnë gjërat e paligjshme, atëherë qytetarët fillojnë e mendojnë se interesat e tyre mbrohen më mirë nëse veprojnë dhe ato vetë në kundërshtim me ligjin.

Së dyti, nëqoftëse institucionet e vendit, KLSH apo prokuroria vendosin të drejtojnë një dosje përpara trupit gjykues, ato nuk duhet dhe kurrsesi, të tërhiqen nga një verifikm i hollsishëm që këto institucione kanë pretenduar se kanë realizuar.

Një dështim i këtyre hallkave do të çonte në minimin e të gjithë kredibilitetit, jo vetëm të këtyre institucioneve, por në fund të fundit, edhe të vetë Shqipërisë.

Së treti, nëse Shqipëria vërtetë dëshiron të realizojë ndonjëherë ëndrrën e saj për integrimin europian, shteti ligjor duhet të mbizotërojë më shumë se thjeshtë një koncept dhe asnjëri, absolutisht asnjëri, s’mund të qëndrojë mbi ligjin.

Sigurisht, këto tre tipare të lartëpërmendura ka shumë gjasa të çlirohen nga kthetrat e një politike të vjetër, pasi shoqëria shqiptare, me të drejtë, mendon të zbatojë kësaj radhe një tjetër metër, atë moral.

LSI, ka shtrirë me të drejtë tashmë tentakulat në çdo pjesë të shoqërisë, dhe ku një kthim pas do të jetë akoma më i vështirë.

Ka një përpjekje të dytë për të bërë politikë në Shqipëri me një rast ku vjedhja e votës, premtimet për punë, mungesa e moralit, presionet, mitmarrjet, të bëjnë parti të fortë, të votuar dhe dalëzotëse.

Por shoqëria e ka të nevojshme të ndërtojë një infrastrukturë morale, së pari, LSI-së i ka ardhur ora të jetë përpara trupit gjykues, së dyti, ajo parti nuk ka pse të lejohet që t’i bëjë karshillëk shtetit dhe ligjeve të këtij vendi.

Vetëm kështu, populli shqiptar mund të ketë njëfarlloj besimi tek institucionet e këtij shteti. Ç’është më keq, LSI-ja e ka përshtatur korrupsionin në një fakt të pranueshëm, një normë morale, diçka për të cilën nuk do të të vijë turp.

Pra, pyetja e shtruar aq shumë këto kohë, e ka pikërisht këtu përgjigjen. Në këtë vend nuk ka vdekur gjykimi moral.

Historia e afërt e ka treguar atë. Por, kur votuesit janë të varfër, mezi presin të marrin diçka për të çuar në familjet e tyre, atëherë kur vota blihet me para, ata zgjedhin të gjykojnë me parametra të tjerë.

Duke mos pasur pulën ata përtypin ç’të gjejnë.

Këtë bënë edhe me LSI-në, duke e konfirmuar si një nga tre partitë kryesore në këtë arenë të fortësh.

Deri më sot, asnjë nuk është dënuar për korrupsion nga elita politike, kështu që “pse jo, ia vlen të rrezikohet”.

Por, më parë duhet të fillojë nga vëllavrasja, pikërisht nga aty, ku e filloji edhe bota e qytetëruar shekuj e shekuj më parë. Nuk është kurrë vonë ta nisim edhe ne, shekuj e shekuj më pas.

Leave a Reply