Nga cikli “Kush e vrau biznesin ne Shqiperi”

Home » Aktualitet » Nga cikli “Kush e vrau biznesin ne Shqiperi”

By Redaksia on September 14, 2014. No Comments

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0
Tregu i riparim sherbim automjeteve ne Shqiperi eshte nje treg mjaft dinamik, jo vetem per shkak te numrit te madh te automjeteve ne qarkullim, por edhe nga problematika numeroze qe gjeneron mirembajtja e aumomjeteve si dhe nderhyrjet e detyruara ne to, ne rast aksidentesh automobilistike.Ashtu si cdo fushe biznesi me nje peshe te madhe ne treg ,edhe merkatoja e riparim sherbimeve te automjeteve kerkon vemendjen e duhur per impaktin e konsiderueshem ekonomiko – social ne jeten e konsumatoreve shqiptare.Trajtimi me ligjshmeri professionale ,eshte nje kerkese imediate e kesaj fushe ,qe trashegoi nje problematike te madhe perqendrimi ne duart e kapedaneve te disa shoqerive private te sigurimit .Skica e bashkeveprimit korruptiv ,njekohesisht shume fitimprurese ,vetem per dy apo tre shoqeri sigurimesh eshte ne bazen e modelit te miratuar nga skemat ligjore te percaktuara nga specialistet e fushes sipas te cilave primi i demtimit te nje automjeti ndahet per personin e demtuar, per tek pronari i servisit nepermjet perfaqesuesit te shoqerise se sigurimit ne fjale .Deri ketu gjithcka eshte e rregullt pasi dhe respektohen afatet ligjore qe nga krijimi i dosjes se aksidentit deri ne perfundimin e riparimit ta autovetures.
Sikur cdo shkalle veprimi te ecte pa nderhyrje ne trekendshin e paracaktuar me ket shabllon,themi se mund te ecte gjithcka si duhej. Por nuk ndodh keshtu ,sepse kapedanet e dy apo tri shoqerive private sigurimesh te privilegjuarit e politikes i drejtojne rreth 90 per qind te aksidenteve ne serviset e tyre private, duke perqendruar me abuzivizem e makuteri te paskajshme ne qender,ne Tirane, riparimet e demeve nga e gjithe Shqiperia.Ka patur raste qe kjo makuteri ka kaluar te gjitha caqet minimale te miresjelljes qytetare ne momentin ku perfaqesuesit e ketyre shoqerive private kane nxjerre me ane te presionit psikologjik nje automjet, me pretekstin qe nuk paguajne demin nese riparimin nuk e realizon servisi i shoqerise ne te cilen eshte siguruar automjeti.
Normalisht keto kapedane te riparim sherbimeve nuk kane deshire te spostojne parate e marra nga primet ne llogarite te huaja, por i pelqen ti xhirojne ne llogarite vetjake te tyre ,Sepse kapitalet qarkulluese te grumbulluara nga mospagesa ose pagesat e brenshme i pelqen ti investojne ne biznese te tjera ne blerje ,me tendera te dyshimte per shembull vajrash automjetesh apo materialesh tjera, duke krijuar keshtu vetem xhirime te mbyllura,jo transparente ,te rrezikshme qe demton tregun e punes ne ket fushe dhe shkakton papunesi per servise te tjera te licensuara, qe jane me nje numer shume te konsiderueshem.Keto manovra demtojne ekonomine e tregut e cila per pasoje regon ne menyrete gabuar ,jo vetem duke perqendruar biznesin ne nje rreth te mbyllur, por duke demtuar ne menyre abuzive raportin mes offertes dhe kerkeses, me cmime abuzive te vendosura prej vete ketyre shoqerive sigurimesh te cilat indikojne edhe primet ne tregun e sigurimeve ne shqiperi,.
Eshte koha per te nderhyre me ligj ne parlament per te liberalizuar me tej dhe si duhet kete treg, i cili duke u levruar vetem ne analet e ngushta te perfitimeve per disa njerez te pangopur qe kane keto shoqeri , me bashkeaksionere familiare politikanesh, po rrenojne shume e shume servise te specializuara me mjeshtra te kualifikuar ne qytetet te industrializuara te evropes ,po i cojne ne falimentim ,ne depresion patologjik edhe per shkak se numri i pronareve te serviseve qe jane kredimarres ne banka eshte relativisht i konsiderueshem.
Merita Bekteshi ( Urbano )

Leave a Reply