Ngjela: Politika aktuale antiqytetare. Shqiperia ka nevoje per nje levizje te re

Home » Aktualitet » Ngjela: Politika aktuale antiqytetare. Shqiperia ka nevoje per nje levizje te re

By Redaksia on September 24, 2014. No Comments

941509_10200692438305924_294015251_n
Kreu i PLD-së Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ka deklaruar se qeveria nuk ka nisur ende punën për të bërë reformën në drejtësi. Sipas Ngjelës, qeveria nuk ka personalitetet e duhura që të mund ta bëjnë atë. Ndërsa duke komentuar videon e dhunës ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, Ngjela tha se, “Nuk ma merrte mendja që masat të ishin kaq drastike për dy deputetët e majtë. Në të gjithë vendet e botës ka grushte si jashtë dhe brenda seancës ka grushte. Këtu nuk goditen për ide por për fyerje. Kjo tregoi se këta nuk e bënë dot reformën në drejtësi, sepse nuk kanë kapacitete”, tha Ngjela Duke u ndalur tek mos bërja e reformës në drejtësi avokati shtoi se, “Kjo mazhorancë duhet të ishte në luftë më sistemin gjyqësor. Edhe Saliu e ka pranuar se sistemi është i korruptuar, edhe Rama. Pra nuk është parë akoma reforma nga qeveria. Nëse ky është një qëllim i përbashkët është i gjithë klasës politike. Drejtësia kërkon personalitete. Qeveria aktuale nuk ka asnjë jurist në gjirin e vetë. Sistemi ngrihet mbi parime. Ky sistem legal është sovjetik i vjetruar nuk e ka asnjë vend në botë. Këtu nuk ka gjykata”. Sipas tij drejtësia shqiptare duhet t’i kthehet moralitetit. Ngjela komentoi edhe kërkesën për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa. Sipas tij vendosja e një njeriu kaq të ri në moshë si nënkryetar është një tallje.

“Reforma ime është doktrinë nuk është hiq njërin vendos tjetrin, Nuk mund të ketë nënkryetar të KLD me atë moshë, ai është kalama është tallje me drejtësinë. Sistem do të thotë të dridhet e gjithë struktura, të paaftët dhe të korruptuarit ikin vetë se nuk i lejon sistemi”, sqaroi ai më tej. Takimin me Zef Bushatin, Ngjela e komentoi se ka ndodhur për qëllimin e vetëm atë të rikrijimit të një sistemi demokratik në vend. “Është në lidhje me vazhdën e takimeve të mia. Sot shoqëria është përpara politikës në të gjitha vizionet. Duhet t’i përgjigjesh frymës së popullit. Politika aktuale është larg aspektit kombëtar, po bëjmë takime për një lëvizje të re, gjetëm përputhje men

Leave a Reply