Nisin punimet për tubacionin gjigand të gazit Rusi-Kinë

Home » Aktualitet » Nisin punimet për tubacionin gjigand të gazit Rusi-Kinë

By Redaksia on September 2, 2014. No Comments

Nisin punimet për tubacionin gjigand të gazit Rusi-Kinë

Nisi sot faza e parë e ndërtimit të tubacionit më të madh të gazit në botë mes Rusisë dhe Kinës, që do të ulë nevojën e Moskës për kliente europiane.
“Dega e re e gazit do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin ekonomik me vendet në rajonin e Azi-Paqësorit dhe mbi të gjitha – partnerin tone kryesor Kinën,” tha Putin në ceremoninë e mbajtur sot.
Tubacioni me gjatesi 3 968 km do te lidhe fushen e gazit ne Siberi me Kinen duke u bere ne kete menyre rrjeti më i madh i gazit në botë me kosto qe do ti kaloje 70 miliard dollare.
Rusia ka qenë e vendosur në gjetjen e një tregu alternativ energjitik për gazin e saj, pasi është vënë përballë sanksioneve të mundshme të Europës pas krizës në Ukrainë. Aksionet e “Gazprom” janë rritur me 2% në tregjet ruse, pas dhënies së këtij lajmi.
Sipas marrëveshjes, duke nisur nga viti 2019 priten të dërgohen rreth 38 miliardë metra kub gazi natyror në vit në drejtim të Lindjes, për ekonominë e Kinës.
Përgjatë 10 viteve të fundit, Kina ka gjetur edhe furnizues të tjerë gazi, teksa aktualisht Turmenistani është furnizuesi më i madh i huaj i Kinës, ndërkohë që ky vend ka nisur të importojë gaz natyror nga tubacionet e Mianmarit.
Faza e pare e ndertimit te këtij projekti madhor nis ne kohen kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar ndjeshëm për shkak të inkursionit rus në Ukraine.

 

Leave a Reply