Nje strukture dhune ne Parlament

Home » Aktualitet » Nje strukture dhune ne Parlament

By Redaksia on September 24, 2014. No Comments

10419547_662001800564739_5360024382346156613_n

Nga Lulzim BASHA

Opinioni publik në mbarë vendin është tronditur nga skenat e turpshme të dhunës burracake të deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, kundër deputetit demokrat Gent Strazimiri në Kuvendin e Shqipërisë. Edi Rama dhe deputetët e sjellë prej tij në Kuvend, për të bërë xhandarin kundër opozitës dhe fjalës së lirë, e kishin mohuar sistematikisht përdorimin e dhunës, por përballja me pamjet filmike i ka nxjerrë për faqe të zezë”, tha Basha. Kreu i PD e cilësoi akt të paprecedent edhe reagimin e djeshëm të Ramës, i cili sulmoi haptazi Prokurorinë për marrjen e dy deputetëve socialistë si të pandehur. “Pritej një mea culpa e madhe nga Edi Rama. Veçanërisht pas publikimit të pamjeve filmike. Në pamundësi për të shpalosur sot dhuntinë e ndjesës publike, Edi Rama minimalisht duhet të heshtë. Por foli, duke sulmuar Prokurorinë siç e ka zakon “hedh gurin fsheh dorën”. Foli duke provuar atë që opozita po e thotë prej kohësh: se është ai që urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës, është ai që ka ngritur një strukturë dhune në Kuvend, për të asgjësuar parlamentarizmin”, u shpreh kreu i PD. Basha theksoi se, për herë të parë në 24 vite pluralizëm në Parlament është ngritur një bërthamë e strukturuar dhune, me platformë kriminale që nuk ndodhet në asnjë Parlament tjetër të botës. “Edi Rama e kishte paralajmëruar opozitën që në seancat e para të Kuvendit të 23 qershorit: Nuk keni parë asgjë akoma. Është hera e parë në historinë e Parlamentit tonë pluralist, që ngrihet një bërthamë e strukturuar dhune në Kuvend. Grupi i dhunës nuk janë socialistë, që kanë bërë karrierë në Partinë Socialiste, por janë njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin, të përzgjedhur me dorë nga Edi Rama. Platforma e dhunës së këtij grupi nuk ka precedent dhe nuk ka të krahasuar si veprimtari kriminale me asnjë konfrontim emocional në Kuvendin e Shqipërisë dhe në parlamentet e botës. Ndaj një hetim i plotë dhe i besueshëm duhet të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit, autorit të vërtetë që fshihet pas marionetave kriminale që ka futur në grupin e tij parlamentar.

Leave a Reply