Nuk ka bisedime me Serbine pa njohje te Kosoves

Home » Aktualitet » Nuk ka bisedime me Serbine pa njohje te Kosoves

By Redaksia on September 25, 2014. No Comments

Visar_Ymeri

Dionis Xhafa

Lëvizja Vetëvendosje thekson se nuk do ë ketë bisedime me Serbinë, nëse ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një intervistë për emisionin e KTV-së Rubikon tha se VV-ja nuk do të shkelë mbi marrëveshjen e arritur nga VLAN, ku parashihet që dialogu të zhvillohet kur shtetet të njihen në mënyrë reciproke me njëra-tjetrën.

Ymeri i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës, se megjithëse y subjekt ka fituar më shumë vota, realisht është pakicë në parlament dhe ndaj duhet ta lejojë debatin në Kuvend.

Sipas Visar Ymerit PDK-ja duhet ta kuptojë që është pakicë dhe se askush nuk do që të bashkëpunojë me të.

Leave a Reply