Papa Francesco carmatosi ministrat e politikanet

Home » Aktualitet » Papa Francesco carmatosi ministrat e politikanet

By Redaksia on September 23, 2014. No Comments

10352757_704266422990034_3048315307264359718_nU desh vizita e Papa Françeskut në Tiranë që qytetarët të shikonin për herë të parë zbatimin e shprehjes së famshme “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Dhe kur vjen puna te siguria e një aktiviteti me të tilla përmasa, kontrollet e policisë nuk kursejnë as zyrtarë e qeveritarë. Të paktën 2500 efektivë të Policisë së Shtetit blinduan kryeqytetin gjatë 11 orëve të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, duke krijuar disa kordonë sigurie përreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë itinerarit që do të ndiqte eskorta e Papa Françeskut. Mes masave të sigurisë ishin edhe të paktën 27 pika kontrolli të vendosura në zona të ndryshme të bulevardit, ku kaluan të gjithë qytetarët që ndoqën në sheshin “Nënë Tereza” meshën e Papës. Kontrollit të policisë nuk i shpëtuan as ministra e ish-ministra, të cilët iu nënshtruan kontrollit me dedektor dhe atij fizik. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe zv.kryeministri aktual, Niko Peleshi, nuk janë lejuar të kalojnë në pikën e kontrollit pa iu nënshtruar më parë procedurës standarde nga policët e vendosur aty. Bode dhe Peleshi janë fiksuar nga kamerat teksa i nënshtroheshin kontrollit me dedektor në një prej pikave të vendosura pranë sheshit “Nënë Tereza”, aty ku Papa mbajti meshën për të pranishmit. Bashkë me zyrtarët e lartë të vendit, në proces kontrolli kanë kaluar rreth 200 mijë persona që kanë ndjekur në shesh fjalën e Papës. Policia nuk raportoi asnjë incident gjatë aktivitetit në shesh, por mësohet se 12 persona nuk kanë respektuar procedurën e kontrollit duke përfunduar si të shoqëruar në komisariat.

Leave a Reply