Papa ne Shqiperi- Per nje dite e gjithe Tirana behet e krishterte

Home » Aktualitet » Papa ne Shqiperi- Per nje dite e gjithe Tirana behet e krishterte

By Redaksia on September 9, 2014. No Comments

papa-francesk_2
Në kudër të vizitës së Papa Françeskut kryeqyteti i është nënshtruar një sërë rregullimesh në mënyrë që Ati i Shenjtë të pritet ashtu sikurse duhet. Nga ardhja e Papës na ndajnë edhe 12 ditë , ndërsa sot ka nisur vendosja e flamujve të Vatikanit në Tiranë.

Faza e parë kishte të bënte me vendosjen e flamujve në hyrje të Tiranës, përkatësisht nga Sheshi Shqiponja ose rrethrrotullimi i Doganës deri në rrethrrotullimin e Zogut të zi.

Flamujt janë vendosur përgjatë rrugës së Durrësit dhe rrugës Dritan Hoxha. Në ditët në vijim pritet dhe vendosja e flamujve në zona të tjera të Tiranës.

Me rastin e vizitës së Papës janë bërë dhe një sërë restaurimesh në Sheshin “Nënë Tereza”, pritet të përfundojnë brenda pak ditëve

Leave a Reply