Papa te informohet se kjo klase politike ka shkaterruar vendin

Home » Aktualitet » Papa te informohet se kjo klase politike ka shkaterruar vendin

By Redaksia on September 21, 2014. No Comments

vukyjFatos Lubonja

“Të lë shije të keqe fakti që më le sheshin, ku eci unë përditë, në atë gjëndje të mjerueshme për 10 vjet, dhe vetëm kur më vjen Papa më mobilizon gjithë forcat e mundshme me aksion vullnetar, e jo, për ta bërë sheshin. Duhet të ndërtojmë një politikë shumë më tepër për njerëzit e shumë më pak për të na parë batën. Kjo është metodë e komunizmit. Komunizmi mbante për aparencë gjërat.

Kjo është një formë që të kujton vizitat e Hrushovit, Bushit. Sigurisht Papa do të pritet por normalisht në botë Papën e presin simpatizantët, por ka një pjesë tjetër në botë që nuk shkojnë e nuk presin.

Edhe ne kemi nevojë jo të na mbledhin si në kohën e Enver Hoxhës pa dallim feje e ideje tek Papa. Politika shqiptare duhet të punojë të krijojë edhe diferencimin e vërtetë e jo ti trajtojë të gjithë me Obamën, të gjithë me Bushin. Edhe në SHBA ca janë më Obamën e ca me Bushin.

Papa duhet të informohet për dy gjëra: Për faktin se këtu ka një varfëri të madhe dhe kjo klasë politike që po e pret është shkaktare e këtij shkatërrimi të vendit tash 20 vjet, është mirë ta dijë dhe prapa harmonisë fetare me këtë varfëri ka rreziqe të tjera. Nuk është vendi idel i harmonisë fetare Shqipëria, ndërkohë që ka masakruar shqiptarët me intolerancën më të madhe. Ky është problemi. Duhet shpjeguar që nuk shkojnë tërë ato martrirë të varur në mur dhe toleranca nga krahu tjetër. Nuk shkojnë të dyja dhe Papa sigurisht që me zgjuarsinë e tij të jepte një mesazh”, tha ai për Ora News.

Leave a Reply