Perendimi po i jep sinjale Tiranes/Zgjedhja nuk eshte Lindja

Home » Aktualitet » Perendimi po i jep sinjale Tiranes/Zgjedhja nuk eshte Lindja

By Redaksia on September 20, 2014. No Comments

532963_297337517014211_2030078589_n

Perendimi ne keto 20 vite ka treguar interes ne lidhje me shqiptaret e Shqiperine. Madje me shume se interes ka treguar mirenjohje per kombin shqiptar si faktor i rendesishem i atij qe quhet civilizim Perendimor.
Shqiptare ne te kaluaren ka qene faktor jo vetem i atij qe quhet Perendim, por i shpirtit Perendimor me ane te papeve, me figuren e Nene Terezes e me mjaft personalitete te tjera te rendesishme te kultures, artit perendimor.
Perendimi jo vetem ka treguar interes po ne nje menyre apo tjeter ka kerkuar edhe falje me neglizhencen dhe padrejtesite e te kaluares. Kemi rastin e NATOS qe ne udheheqjen e flamurit amerikanet bombarduan Beogradin dhe ndaluan shfarosjet masive te Milloshevicit ne Kosove.
Perendimi me aksionin e tij te drejtperdrejte ka dhene sinjale se Shqiperia eshte “cula” e Perendimit dhe duhet te mbes ashtu. Kemi viziten e James Baker, Papa Wojtila, W. Bush dhe tani perseri Papa Francesco. Keto jane momentet me te rendesishme te ketyre 20 vite qe deshmojne qarte kontributin e Perendimit per ta pasur ne krahet e saj edhe Shqiperine e shqiptaret.
Megjithate, shqiptaret dhe sidomos Tirana zyrtare nuk po i lexon si duhet keto sinjale. Vizita e fundit qe u bo me buje nga Kreyministri Rama ne Pekin, eshte nje gabim i madh diplomatik e shpresoj te mos jap pasojat qe priten ne marredheniet e drejteperdrejta me SHBA si dhe me vendet e BE.
Perendimi, SHBA dhe vete NATO kane konceptin e zones se influences se Perendimit e fatmiresisht ne kete zone ben pjese edhe Shqiperia e cila tashme me te gjitha te drejtat eshte anetare e NATOS. Rama jo vetem qe i beri shume publicitet vizites se tij ne Pekin, por ka fut interesat ekonomike te Kines ne zonen e influences se Perendimit e konkretisht ne Portin e Shengjinit.
Deri me sot nuk kemi pasur asnje reagim nga ambasada e SHBA ne lidhje me kete, por jam i sigurt se ne nje te ardhme te shpejte do te kemi. Vizita e Papes neser eshte edhe nje sinjal i qarte ne lidhje edhe me radikalizmin islamik ne Kosove. Mesazhi i Papes neser eshte shume i rendesishem per te gjithe shqiptaret e sidomos per Tiranen zyrtare qe shpresojme se e do e lexoje drejt e qarte. A. Daci

Leave a Reply