Perse jam kunder idese te nje guvernatori te huaj

Home » Aktualitet » Perse jam kunder idese te nje guvernatori te huaj

By Redaksia on September 11, 2014. No Comments

11489_492224860847392_1415459204_n
A. Daci

Shtetet per shkak te globalizimit pak gjera po ruajne ne lidhje me svranitetin. Nuk po mbrojne dot me kontroll fizik te territorit, sepse eshte e pamundur, por mbrojne me fanatizem sovranitetin fincaciar. Shqiperia edhe kete te drejte legjitime deshiron ta braktis duke na hedh idene e nje guvernatori te huaj me prektesin e kthimit te stabilitetit financiar. Historia jone ka treguar se importimet e huaja nuk funksionojne ne realitetin shqiptar. Rasti me emblematik i deshtimit te importimeve te huaja eshte padyshim rasti i Princ Vidit, te cilin pasi nuk arriten ta benin synet e detyruan te largohej brenda gjashte muajve per tu mos kthyer me kurre. Pse jam kunder nje guvernatori te huaj? Se pari, shkel sovranitetin e Shqiperise e per rrjedhoje edhe Kushtetuten. Se dyti, sot lobet financiare jane me te fuqishmet ne Bote qe nuk njohin as fe, as kombe e as patriotizem. Mendoj, se ideja e nje guverntatori te huaj sponsorizohet nga keto lobe qe duan te pervetesojne edhe financat e Shqiperise. Kjo do te ishte nje katastrofe perfundimtare per ekonomine nacionale. Emerimi i nje guvernatori te huaj nuk sjelle asnje lloj stabilizimi ne financat shqiptare. Perkundrazi krijon imazhin e nje ekonomie shqiptare te deshtuar per shkak se politika ka goditur te gjitha institucionet private. Se fundmi Banka e Shqiperise nuk vuan per nderrim fytyrash, por per pavaresi institucioni dhe reforme radikale ne menaxhim dhe emerime. Menaxhimi ka qene jashte cdo standardi dhe emerimet te gjitha nepotike.

Leave a Reply