Populli i LSI ndihmoni Ilirin e Moniken te lajne borxhet

Home » Aktualitet » Populli i LSI ndihmoni Ilirin e Moniken te lajne borxhet

By Redaksia on September 26, 2014. No Comments

meta1Sipas nje artikulli te publikuar nga Gazeta Shqip, ne deklarimin e pasurise Ilir Meta dhe Monika kryemadhi jane ne borxhe. Si gjithmone metoda e shemtuar e politikaneve shqiptare eshte se te gjithe per sy e faqe marrin kredi ne banke per te ble shtepi apo gjera te tjera. Sipas deklarimit te tyre keta kane per te shlyer nje kredi te perbashket te barabarte me shumen 361. 185 mije euro. Atehere edhe nese eshte e vertete kjo se ato nuk kane pasuri menjeane por kan marr kredi per te jetuar. Atehere lind pyetja cfare garancish kane dhene per te marr nje kredi te tille, ku te ardhurat zyrtare te tyre, njera si deputete e tjetri si kryetar parlamenti nuk i kalon 2000 mije euro e kjo nse zgjat mandati deri ne fund jane te vleshme edhe per tre vite te tjera. Ne keto kushte cdo anetare i LSI duhet te dorezoje te pakten nje euro ne muaj ne drejtim te ciftit mbreteror per te shly borxhet.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten, deputete e LSI-së, Monika Kryemadhi, rezultojnë se kanë marrë dhe janë duke shlyer kredi, për blerje banese. Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti Meta kanë nga secili nga një kredi për blerje banese, pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë, publikon sot gazeta “Shqip”, pronë e Top Media.

Shuma e përbashkët që çifti Meta kanë për të shlyer kredi është 361.185 mijë euro, ku përkatësisht kreu i Kuvendit rezulton se më 2013-n ka një kredi prej 185.785 mijë eurosh, ndërsa bashkëshortja e tij rezulton se ka një kredi prej 175.400 mijë eurosh, që janë marrë gjatë vitit 2013.

Të dy bashkëshortët, sipas deklaratës së ILDKPKI-së, janë duke shlyer vlera të caktuara nga këto kredi.

Ndërkohë në deklarimet e të ardhurave, çifti Meta-Kryemadhi deklarojnë se të ardhurat kryesore të tyre janë nga pagat që marrin përkatësisht si kryetar dhe deputete në Kuvend.

Sipas deklaratës së pasurisë, dorëzuar në ILDKPKI, rezulton se kreu i Kuvendit për vitin e kaluar ka shtuar një llogari bankare në shumën 20.590 lekë, si dhe ka pakësuar gjendjen cash të valutës me shumën 14 000 eurove.

Duke iu referuar të ardhurave të deklaruara në ILDKPKI rezulton se kreu i Kuvendit jeton vetëm me pagën e tij si dhe të bashkëshortes deputete.

Meta ka deklaruar se të ardhurat nga paga për vitin 2013 janë 2.318.887 lekë, ndërsa të bashkëshortes, 663.897 lekë.

Meta ka deklaruar si shtim të të ardhurave nga pagat dhe përfitime të tjera financiare, një shumë prej 714.099 lekë.

Në deklaratën e Metës rezulton se është edhe një overdraft i pashlyer në shumën 95.093 lekë, që është marrë në emër të bashkëshortes Kryemadhi.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Metës, deputetja Monika Kryemadhi, ka deklaruar për 2013 pakësim llogarie bankare me vlerën 243.930 mijë lekë, si dhe një tjetër pakësim llogarie prej 10.000 eurosh për vitin e kaluar.

Në të ardhurat e saj për vitin e kaluar rezulton se janë shtuar nga paga e saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë 714.099 lekë si dhe të ardhurat e pagës së bashkëshortit Ilir Meta, me 841.679 lekë.

Kryemadhi, në deklaratën e saj, rezulton se ka dhe një overdraft të pashlyer me shumën 95.093 lekë.

Leave a Reply